CDU/CSU: Nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri, është antikushtetuese

CDU/CSU sqaron deklaratën e dy deputetëve të këtij grupimi politik gjerman, në lidhje me mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve elektorale të 30 qershorit 2019 në Shqipëri. Sipas grupit të kësaj partie në parlamentin gjerman, shtyrja e zgjedhjeve do të donte ndryshime kushtetuese, që rrjedhimisht lë të kuptohet, se një vendim i tillë, pra shtyrja e zgjedhjeve, do të ishte në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë. 

Mark Hauptmann, deputet i parlamentit gjerman, në një deklaratë për mediat, thotë se si grup parlamentar, ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. "De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit", thotë deputeti gjerman.

Ai apelon që qeveri dhe opozitë të ulen në dialog dhe të arrijnë në kompromis për të mirën e stabilitetit të vendit.

“Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qënë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik. 

Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar", thuhet në deklaratën e tij zyrtare në emër të grupit parlamentar të CDU/CSU.

Disa ditë më parë në një deklaratë të përbashkët për “Deutsche ëelle”-n, dy deputetët Johann David Ëadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, reporter për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme, shprehën shqetësimin lidhur me situatën në Shqipëri.  Në deklaratën e tyre ata u ndalën edhe në mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore.

Kujtojmë se opozita joparlamentare i ka bojkotuar zgjedhjet vendore dhe ka deklaruar se do t'i bllokojë ato. Opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama si kusht për nisjen e dialogut dhe krijimin e një qeverie teknike për ta cuar vendin në zgjedhje të parakoshme, parlamentare, që të mbahen bashkë me ato lokalet. Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është i gatshëm të ndryshojë datën e zgjedhjeve duke i shtyrë ato, por 30 qershori është dita e fundit e afatit kushtetues. Nga ana e saj mazhoranca është shprehur e vendosur për të mbajtur zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj në 61 bashki më 30 qershor 2019, ndërkohë që kryeministri Edi Rama nuk e ka ndalur apelin për dialog me liderin demokrat Lulzim Basha, deri më tani te refuzuar.

Deklarata e deputetit gjerman Mark Hauptmann

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 28/05/2019 19:28

    O Lul karabushi pse hidhesh nga trampolini kur nuk di not.Tani rri e prit te te hedhin nderkombetaret komerdare qe te mos mbytesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij  për shpërndarjen e dhuratave përreth botës

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij për shpërndarjen e dhuratave përreth botës