Deputeti i PS, Etjen Xhafaj ka deklaruar se Shqipëria ka për objektiv garantimin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare.
I ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitaj në Report Tv, Xhafaj tha se faktori ndërkombëtar ka dënuar vendimet e fundit të Albin Kurtit të cilat sipas tij rrezikojnë tensione.
Përpara vëllazërisë me shtetin e dytë shqiptar në rajon, Xhafaj tha se Tiranës por edhe SHBA e BE i intereson paqja në Kosovë dhe mirëqenia e qytetarëve shqiptarë atje.
"Me Kosovën jemi afër patjetër. Por që do vijë vëllazëria para të gjithave, patjetër që do vijë paqja para të gjithave. Vëllai duhet të jetë i sigurt në shtëpinë e vet dhe në paqe. Po flasim për qëndrimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, por sikur edhe BE e të gjithë njerëzit që bëjnë diplomaci ta shohin këtë gjënë kaq bardhezi, kaq krudo, kaq jorealistike sa i duket opozitës shqiptare, do kishim dëgjuar një zë tjetër. Ndërkohë që qëndrimi ka qenë uniformë. Të dyja palët kanë një rol për të luajtur në ruajtjen e paqes. Objektivi i Shqipërisë ka qenë një Kosovë sovrane e pavarur dhe pjesë e të gjithë organizmave ndërkombëtare. Për një Kosovë në paqe për mirëqenien e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës." u shpreh Xhafaj.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
56.7%
-
Jo
35.3%
-
Jam i/e dyzuar
8.1%
Vota total: 397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më 28 shkurt protesta e radhës e PD, Berisha - strukturave: Dhuna e 20 shkurtit ishte suksesi ynë i ri (MESAZHI)
21 Shkurt, 20:59
-
Berisha kërcënon me sulme ndaj selive të PS/ Balla thirrje demokratëve: Mos e merrni veten në qafë nga urdhrat e një plaku matuf
21 Shkurt, 15:28
-
Bajram Peçi: Sali molotovi, kapuçonët e zinj dhe ajo që bën kafsha kur i vjen ngordhja!
21 Shkurt, 14:35
-
Molotovët kundër policëve/ Beqiri: Berisha paguan njerëz të Al Qaeda-s, vetëm serbët mund të sulmojnë xhaminë në muajin e Ramazanit
21 Shkurt, 13:52
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ Protestat e dhunshme, në Selinë e PD përgatiten molotovët, poshtë zyrës së FRPD
21 Shkurt, 12:46
-
Berisha me tone lufte, kërcënon me sulme selitë e PS nëpër qytete: Do iu asgjësojmë (VIDEO)
21 Shkurt, 12:43
-
Tubimi i PD/ Lapaj: Për çfarë t’iu bashkohem? Me protesta 2 orëshe Rama qëndron në pushtet 100 vite! Të vijnë të rrijnë këtu në shesh (VIDEO)
21 Shkurt, 12:16
-
PD nis punën për propozimet për reformën territoriale, mbledh ekspertët në seli
21 Shkurt, 11:58
-
Carlo Bollino: Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me 'kryengritës të armatosur'
21 Shkurt, 11:13
-
Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja, pjesën më të madhe të dënimit e shleu në paraburgim
21 Shkurt, 09:56
-
'Maternitet unik', Petro Koçi ironizon protestën e PD: Si parti shtatzënë që pret të rilindë Berishën, por ‘bebja’ është 82 vjeç dhe lind non grata
21 Shkurt, 09:48
-
PD 3 orë ‘luftë’ me molotovë kundër policëve! Arrestohen 18 'kryengritës të armatosur', mes tyre 3 të mitur! 28 në hetim, edhe organizatori Klevis Balliu
21 Shkurt, 08:41