Dëshmia e pinjollit të familjes së njohur zogiste të Shkodrës: Çfarë më tha Mbreti Leka Zogu nga Afrika e Jugut në ’91-in dhe librat që ua dhurova…

Dëshmia e pinjollit të familjes së njohur zogiste të Shkodrës: Çfarë më tha Mbreti Leka Zogu nga Afrika e Jugut në ’91-in dhe librat që ua dhurova…

 

-KUR FAMILJA SHKODRANE LLUJA, I DHUROI DIASPORES SHQIPTARE, LIBRIN ME STATUTIN E MBRETNISE SHQIPTARE-

Në lagjen “Dudas”, një nga më vjetrat të qytetit të Shkodrës, familja Lluja, ka trashëguar një histori me shumë vlera, si në marrëdhëniet në mes banorëve të qytetit e të rrethinave, në drejtim zhvillimit të tregtisë, që daton që në vitet 1705, në marrëdhëniet tregtare me Malin e Zi, Serbinë, Turqinë dhe Italinë. Kjo familje, është e njohur dhe për kontributin e saj në çështjet kombëtare, si dhe në konsolidimin e shtetit shqiptar. Vëllezërit; Abdyl e Kasem Lluja, janë rreshtuar në të parët qytetarë shkodranë,  në mbështetje të revoltës, kundër pushtueseve austro-hungarez në vitet 1916 – ’18-të, ku familja Lluja, provoi dhe burgosjen e Adylit dhe të konfiskimit të pasurive të tyre.

Po kaq i njohur, është dhe kontributi i kësaj familje, në Luftën e Koplikut, në vitin 1920, duke qenë krye të vullnetarëve të Lagjes “Dudas”. Ajo që i dha një njohje akoma më të madhe kësaj familje, jo vetëm në Prefekturën e Shkodrës, por edhe në prefekturat e gjithë Shqipërisë, ishte angazhimi me një ndjeje të pastër dhe besnikërie, ndaj Monarkisë së Zogut dhe Legalitetit, duke u vënë në shënjestër, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia, në vitin 1939. Fashistët italianë, internuan dhe vazhduan duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj statusit të Partisë Fashiste.

Por familja Lluja që etiketohej e njihej si familje zogiste në Shkodër do të pësonte persekutimin më të egër me vendosjen e regjimit komunist në nëntorin 1944  dhe deri në përmbysjen e diktaturës komuniste.

Kësaj familje, i kushtuan 25 vite internime, në kampet famëkeqe te Shtyllasit në Fier, që nga me të vjetrit; Muharremi, Hamidi, Fitneti, Rasimi, Hakiu dhe deri më të rinjtë, vëllezërit; Feridi e Hadi. Por, duke qenë dhe në lidhje familjare me Man Tepeline, një nga tregtaret më të njohur të Shkodrës dhe në Shqipëri, që u ekzekutua nga regjimi komunist, Llujet, u përballen përveç persekutimit politik, edhe sekuestrime të pasurisë, nga reforma agrare dhe me tej, edhe persekutimi fetar.

Ferid Lluja, me te vëllanë, Hadinë dhe Fredin, me fitoren e Demokracisë, ishin ndër të parët, që mbështeten lëvizjen opozitare, duke i hapur dyert liderit të Partisë Demokratike Z. Sali Berisha dhe duke afruar në familjet zogiste shkodrane, kontaktet e para me Mbretin Leka Zogu dhe diasporën politike; “Lëvizjen e Legalitetit” me në krye Dr. Fuad Myftija. Për më shumë rreth kësaj e të tjera rreth kësaj familje, na njeh z. Ferid Lluja, në këtë intervistë të shkurtër që po publikojmë në këtë shkrim.

Z. Ferid, me kujtohet si sot, kur në Shkodër familjet zogiste, prisnin të ringjallnin traditën e shpallur nga Mbreti Zog i I-rë dhe Legaliteti “Atdheu mbi të gjitha” dhe shtëpia e juaj, i hapi dyert për të komunikuar me Mbretin Leka, Oborrin Mbretëror, me Ministrin Abedin Mulosmani dhe Kryetarin Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, Dr. Fuad Myftija. Si e kujtoni atë kohë?

Kanë kaluar mbi tridhjetë vite, kur unë kisha arritë të instaloja një lidhje telefonike, si familje e persekutuar. Disa zogistë, të persekutuar politik në Tiranë, të cilët kishin hyrë në kontakt me Mbretin Leka, i kishin dhënë numrin e telefonit të familjes Lluja, ku një ditë, iu përgjigja thirrjes telefonike që vinte nga Afrika Jugut. Ishte zëri i  N. M. TIJ, Mbretit Leka, që më uronte fitoren e Demokracisë.

Kjo bisedë, pa tjetër që ju ka befasuar për momentin dhe ju ka impresionuar për një çast

As që nuk diskutohet, ku fjalët e N. M, TIJ, Mbretit LEKA ZOGU, m’u nguliten në mendjen time, sikur ti kisha incizuar. Për më tepër, ajo që më emocionoi, ishin fjalët e fundit: “Së shpejti, do të shihemi në Shqipëri dhe përshëndetje të gjithë Legalistëve e simpatizantëve të Monarkisë”.

Përpara se te vinte çasti i shumë pritur, me takimin e Mbretit Leka I-rë, në familjen Lluja, kanë trokitur disa nga eksponentët e diasporës politike shqiptare…?

Me vendosjen e Demokracisë, pa humbur kohë, një grup intelektualesh shkodranë, krijuan “Bashkësinë Islame Shqiptare”, prej 20 vetash, deri në miratimin zyrtar, me kryetar Hafiz Sabri Koçi, ish-i dënuar politik nga diktatura komuniste enveriane. Kuptohet se, një kontribut te vlefshmesh, dhamë ne, familja Lluja, e ku unë, isha kryetar komisionit nismëtar.

Me inagurimin e faljes së parë, tek Xhamija e Plumbit, ku përveç qytetarëve shkodranë, ishin të pranishëm, me qindra besimtar nga fshatrat e Shkodrës, si dhe përfaqësues të Klerit Katolik, nuk vonoj dhe reagimi i Diasporës Shqiptare, ku në shtator të vitit 1991, në pritëm në shtëpi, një delegacion të Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga Amerika.

Këtij takimi, me sa me kujtohet, iu bë një jehonë, jo vetëm në emisionet e Radio-Shkodrës, dhe në organet e pavarura të shtypit që kishin filluar të dalin, në fillimin e Demokracisë.

Është e vërtetë, ky lajm, u botua edhe në “Gazetën Shqiptare”, si dhe në një gazetë në SHBA-ës.

Ju kujtohen disa nga emrat e këtij delegacioni?

Pa tjetër që po. Në krye te delegacionit, ishte Imam Vehbi Ismaili, Imam Isa Hoxha, legalistët Mysli Mulosmani, Fahri Barolli, Zenun Nezaj e, Skënder Meka. Mbasi u njohën me traditat dhe  trashëgimin historike, kombëtare, fetare e tregtare te familjes Lluja, ndërmjet dokumenteve, relikeve të ruajtura me fanatizëm dhe përkujdesje nga prindërit tonë, në kushte të vështira, ku Sigurimi i Shtetit, gjurmonte vazhdimisht, për të asgjësuar çdo trashëgimi dhe duke pasur pasoja ne dënime e internime.

Ajo që i befasoi miqtë nga Amerika, ishte kur ne i dhuruam tre broshura, të botuara në vitet e Monarkisë Zogiste, si “STATUTI THEMELTAR I MBRETNISE SHQIPTARE”, (botuar ne vitin 1929),
“DJELMNIA, SHPRESA E ARDHESHME DUHET PREGADITE”, shkruar nga Aqif Domini, (e botuar në vitin 1931), si dhe “NJË PREDIKIM MBI PATRIOTIZMIT E NACIONALIZËM”, shkruar nga Kristo Floqi e, botuar ne vitin 1928, të tri këto broshura, ishin shtypur në Tiranë.

Ajo që më befasoi, ishte fakti që; ‘STATUTI THEMELTAR I MBRTENISE SHQIPTARE’ nuk gjendej asnjë kopje’ në Diasporën Politike Shqiptare, kjo ndoshta, me arsyen se, internimet e eksponentëve zogist, në kampet e refugjatëve në Itali, në Greqi etj., krahas dëmtimeve, janë bërë edhe sekuestrimet nga policitë sekrete të këtyre shteteve.

Këto broshura, u shtypen shpejtë në Diaspore dhe nuk vonuan dhe qarkulluan edhe në Shqipëri duke i dhuruar falas.

Shtypshkronja “Prishtina Printing” në Toronto Kanada, pronë e Fisnik Prishtina, djali i atdhetarit, birit të denjë të Kosovës kreshnike, Hysen Prishtina, me një kontribut te çmuar si legalist e mbretnor, i zgjedhur për vite me radhë; Kryetar i Këshillit Kombëtar, të Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, i bëri falas këto ribotime.

Broshurat, qarkulluan në të gjithë Shqipërinë, pa dyshim, të shpërndara nga kryesia e Partisë “Lëvizja e Legalitetit”. Me 2 nëntor 1991, në adresë të familjes Lluja, arriti dhe një falënderim, i bëre nga z. MYSLI MULOSMANI. Desha te shtoj se, i mirëpritur në shtëpinë tonë, ka qenë edhe z. MENTOR ÇOKU, Kryetar i ‘Qendrës Islamike Fetare’ në Romë’ për Europën, vizitë kjo’ me 26.11.1992, lajm ky që u botua edhe Itali.

Rikthehemi tek kontributi i juaj, në krijimin Partisë ‘Lëvizja e Legalitetit’ në Shkodër dhe në Tiranë.

Mbas vizitës disi të papritur, të grupit të Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, me në krye kryetarin e saj, Dr. Fuad Myftija, që erdhi në Shqipëri në vitin 1991, pas takimeve që u bënë më parë në Tiranë dhe pastaj në disa nga qytetet kryesore te vendit, filloi dhe puna, për aktivizimin e legalistëve të moshuar, që kishin vuajtur dënimet, në burgjet e sistemit diktatorial dhe në kampet e internimit, trashëgimtareve të tyre e, simpatizantëve të Monarkisë Zogiste. Dua të evidentoj se, zbritja në Rinas e liderëve të Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit”, me në krye, Dr. Fuad Myftija, grumbulloi në aeroportin e Rinasit,  dhjetëra legalist, padyshim dhe familjarët e tyre.

Kur ato prezantuan në sportelet e aeroportit, 12 pasaporta të MBRTENISE SHQIPTARE, pasaporta këto që mbanin vulat e disa shteteve Perëndimore evropiane, me të cilat ato lëviznin pa asnjë kufizim deri në Kanada, Australi e Azi, gjeti të pa përgatitur, punonjësit e aeroportit e, drejtuesit e tij, të cilët në  komunikim me Ministrinë e Drejtësisë, të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme, deri dhe me Presidencën, direkt me Ramiz Alinë, për të gjetur një zgjidhje. Ultimatumi i liderëve të Diasporës, ishte; në rast mosnjohjes së pasaportës Mbretërore, të gjithë do ktheheshin në Amerikë. Shqipëria, sa kishte pranuar pluralizmin politik.

Ju Z. Ferid, nuk keni munguar në asnjë nga ngjarjet që zhvilluan në Shqipëri nga Diaspora Shqiptare, në bashkëpunim me Kryesinë e Partisë “Lëvizja e Legalitetit”!

Jam përfshirë ne gjithë komisionet që përgatiten ardhjen për herë të parë të Oborrit Mbretëror, me në krye ministrin Abedin Mulosmani, me 26 qershor 1993, në përbërje e të cilit, ishte Z. Skënder Zogu, zëdhënës i shtypit i Oborrit Mbretëror, Z. Ylli Spahia, major, përfaqësues i Mbretit Leka I-rë, në Francë, Princ Tati, Kryeziu – Kosova, major Mergim Bramëell, këshilltar ushtarak i Mbretit Leka, etj. Apo në ngjarjen, që bëri jehonë në politiken shqiptare, zhvillimi i Kongresit të 12-të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, për herë të parë në Atdhe, pas 47 viteve, sallën e Kongreseve në Tiranë, me 29-30 maj 1993, ku përshëndetën partitë e djathta, Shoqata e të Persekutuarve Politik, Shoqata e ish Pronarëve.

Përveç delegatëve, nga degët e kësaj partie, që u organizuan në të gjithë qytetet e Shqipërisë, ishin Kryesia e Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” dhe Këshillit Kombëtar i saj, delegat të SHBA-së, Kanada, Australi, Belgjikë, Francë, etj., ku, pas kandidimit për kryetar, në mes legalistëve Rasim Sina e, Dr. Guri Durollari, nuk kishte procedurë për votim, pasi ish drejtori i gazetës e radios “Atdheu” në Amerikë, Rasim Sina, me një gjest demokratik, u tërhoq, për t’i lënë vendin e kryetarit, bashkatdhetarit të tij, Dr. Durollari.

Sigurisht që mbetet e pa shlyer në kujtesën tuaj dhe të gjithë legalistëve, mbretërorve, pse jo edhe të gjithë shqiptarëve, ardhja e Nalt Madhërisë së TIJ, MBRETI LEKA, me 19 nëntor 1993, për herë të parë, në Atdhe.

Në Rinas, ishim një grup i vogël legalistësh e simpatizantë të Monarkisë Zogiste, nga Shkodra kujtoj se, ishim unë dhe ju. Zbritja e Mbretit Leka i I-rë, i shoqëruar nga Ministri Mulosmani, ishte një çast tepër emocionant, për vetë Mbretin Leka i I-rë, i cili, sapo vuri këmbën në tokën shqiptare, u ul dhe puthi atë,  me pas, u përshëndet me të gjithë ne të pranishmit dhe vëllai im, Fredi, arriti që të fiksonte dhjetëra foto, nga ky eventshumë mbresëlënës dhe emocionues.

Kujtoj se, lajmi edhe pse nuk ishte bërë publik, në aeroportin e Rinasit dhe para Hotel “Dajtit”, ishin grumbulluar qindra simpatizant të Monarkisë e Legalitetit, dhe qytetar te thjeshtë të kryeqytetit, ku Mbreti Leka i I-rë, i përshëndeti dhe i falënderoj për pritjen entuziaste. Nuk munguan brohoritjet, por edhe thirrjet “Rroftë Mbreti Leka i I-rë”, “Duam Mbretëri”, “Paç këmbën e mbarë Naltmadhni”, etj.

Z. Ferid, familja Lluja, nëpërmjet dokumenteve, ka lënë gjurmët e nacionalizmit dhe të patriotizmit, jo vetëm në rang lokal por edhe kombëtar. Ç’mund të na thoni diçka më shumë rreth kësaj?

Pa diskutim, kam ruajtur me dhjetëra dokumente, që janë fshehur nga të parët e këtij trualli, por kam gjurmuar arshivat e Muzeut të Shkodrës, Arkivin e Shtetit, etj. Kjo punë e nisur edhe nga im vëlla, i ndjeri Hadi Lluja, i cili pas shumë viteve internim në Shtyllas të Fierit, priti fitoren e Demokracisë, për të treguar vlerat qytetare, jo vetëm të familjes tonë dhe të Tepelijajve, por te gjithë familjeve të persekutuara shkodrane.

Ai, pasi mbaroi fakultetin Juridik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, filloi punën në Shërbimin Informativ Kombëtar, me gradën Kapiten i I-rë. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta, qe një humbje e rëndë, për prindërit tonë dhe ne si vëllezër e, gjithë farefisin tonë. Hadiu vdiq në moshën 36 vjeçare, me 16 shkurt 2000, pa arritur të përjetoj ëndrrën e tij, se fitorja e Demokracisë, do të afronte erën e lirisë së fjalës e, të drejtave të mohuara nga diktatura komuniste. Memorie.al

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 03/06/2023 12:17

    Duke lexu kete shkrim une cuditem se si ju vendosni familjen Lluja si nje nder familjet zogiste me te persekutuara dhe me kontributin me te madhe per zogizmin dhe Legalitetin ne Shkoder, nderkohe qe ka shume familje te tjera si familja Myftija, Juka, Muka Komi, Lohja... e shume familje te tjera. Familja Lluja nuk ka aq shume kontribut per Mbretin dhe Legalitetin sa shkruni Ju Z Mehmeti. Zogistet nuk duhet te ekzagjerojne ne menyre artificiale kontributin e disa personave, nderkohe qe ka shume per te shkruar dhe treguar per familje dhe personalitete te tjera Zogiste dhe Legaliste ne Shkoder me te cilat mund te krenohet jo vetem Legaliteti por edhe Shkodra dhe Shqiperia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër