Fushata e markës italiane Moschino ka realizuar setin e ri fotografik për koleksionin Pranverë 2015.

Për setin fotografik janë zgjedhur modelet Anna Ewrs, Sasha Luss, Hollie-May Saker.

Një gabim i dukshëm ka shkaktuar komente negative ndër fansat e fushatës.

moschino

Në njërën prej fotove, modeles Sasha Luss nuk i duket fare këmba për shkak të përdorimit të tepërt të fotoshopit.

Një nga fansat shprehet që jemi mësuar t’i shohim gafat e fotoshopit të tepërt, por jo në një markë të madhe si Moschino.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)