Dështon për të tretën herë seanca për grupin Habilaj

Dështon për të tretën herë seanca për grupin Habilaj

Seanca ndaj grupit të Habilajve është shtyrë për të tretën herë dhe shkak për këtë është bërë mosnjoftimi me letër porosi të katër anëtarëve.

Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, nuk është njoftuar Moisi Habilaj, Nazer Seiti, Fatmir Mina dhe Meridian Sulaj. Ata ndodhen në burg në Itali, dhe sipas Gjykatës  letër-porosia e dërguar nga ministria e Drejtësisë shqiptare nuk është kthyer me përgjigje nëse kanë dijeni ose jo.

I vetmi që u paraqit në këtë seancë ishte Armando Koçerri, i cili është në burg në Shqipëri. Ai sërish kërkoi që kjo seancë të mos zhvillohej në praninë e mediave, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata, me argumentin se pamjet filmike ndikojnë negativisht tek vajza e tij e mitur.

Kjo është hera e tretë që shtyhet procesi ndaj grupit, ku këtë herë munguan edhe avokatët mbrojtës të Moisi Habilaj. Seanca e radhës do të zhvillohet me 10 korrik.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 26/06/2019 18:40

    Po kush band esht kjo shullazi ne vlore??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen