DETAJE/ Kush e tradhtoi 43 vjeçarin e ekzekutuar me shtatë plumba në Tepelenë?

Në foto viktima Alket Muhja dhe vendi ku u gjet i vrarë

Tepelene- Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Rabije të Tepelenës, ku 43-vjeçari Alket Muho u ekzekutua me plumb pas koke ngrihen mjaft pikëpyetje.

Burime të Shqiptarja. com dhe Report Tv thonë se në afërsi të fshatit ku ai jetonte, në Gllavë ishin asgjësuar një ditë para se ta vrisnin parcela me kanabis, e dyshohet se Muho mund të ketë qënë informatori i policisë për këtë rast.

Për të zbardhur të vërtetën e kësaj vrasje dhe kush e dekonspiroi të dyshuarin si informator duke e ekspozuar para trafikantëve, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Dyshimet janë të shumta, dikush brenda radhëve të policisë mund të ketë nxjerrë emrin e tij dhe t’i jepte mundësi pronarëve të parcelave me hashash ta zhduknin. Të parë që po hetohen janë punonjësit e policisë së Memaliajt por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pikasur edhe nga banorët e zonës.

Muho mund t'i jetë drejtuar policisë edhe si një dëshmitar, si një njeri që ka parë parcelat me kanabis dhe ka shkuar të bëjë një kallëzim zyrtar, e pas kësaj askush nuk e ka marrë në mbrojtje.

Alket Muhaj u gjet i pajetë një ditë më parë në tokat e tij në fshatin Rabije. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se ai është qëlluar me shtatë plumba në pjesën e pasme të trupit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku do të pushoni këtë verë?

Komento

Komente

  • Mario: 07/09/2018 11:31

    Do marim hak sepse policia nuk dinte te mbronte nje qytetar do marim hak me themele jo me nje person shtet shkerdhat

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Mbaron fundjava, pushuesit lënë plazhin e jugut! Radhë kilometrike mjetesh në Orikum-Vlorë