Dezinfektohet restoranti dhe shtëpia e pronarit që mbajti hapur fshehurazi biznesin në Elbasan...dhe u infektua (VIDEO)

Ditën e sotme është bërë dezinfektimi i restorantit, pronari i së cilit u konfirmua me COVID-19. Gjithashtu, dezinfektimit iu nënshtrua edhe banesa dhe zona përreth, si një masë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e këtij virusi. Ky pronar dyshohet se është prekur në biznesin e tij, që ndodhet pranë gjykatës dhe prokurorisë së këtij qyteti, pasi deri të premten e ka mbajtur hapur restorantin në mënyrë të jashtëligjshme duke thyer urdhrin e qeverisë dhe dyshohet se është bërë shkaktar për infektimin edhe të 2 personave të tjerë me të cilit kishte pasur kontakte.


Lajmi kryesor:

Regjistrohet numri më i ulët i rasteve të reja në 2 javët e fundit në Shqipëri! Nga 182 teste në 24 orë, vetëm 6 pozitiv me COVID-19 (383 në total)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin