Dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve, 43-vjeçari Lulzim Maja bën kallëzimin: Më kërcënuan në Facebook

Dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve, 43-vjeçari Lulzim Maja bën kallëzimin: Më kërcënuan në Facebook

Foto ilustruese

Një tjetër anëtar i fisit Maja në Borizanë, të cilët u dhunuan barbarisht për denoncimin e gurores nga fisi Rrraja, është kërcënuar.

Lulzim Maja, 43 vjeç, banues i Borizanës ka bërë denoncim në Komisariatin e Krujës, pas disa mesazheve kërcënuese që i janë bërë në llogarinë e tij në Facebook. Lulzim Mashës i ka shkruar një person ende i paidentifikuar, teksa akoma mbetet e paqartë mënyra apo forma që agresorët kanë zgjedhur për ta kërcënuar.

Kallëzimi i tij në polici është bërë këtë të hënë, ndërsa blutë bëjnë me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike e kanë referuar materialin në Prokurorinë e Tiranës, për veprat penale "Kanosja" dhe "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", për veprime të mëtejshme procedurale. Çështja pritet të trajtohet me seriozitet nga organet policore dhe prokuroria, për shkak të situatës shumë të tensionuar mes dy fiseve Rraja dhe Maja.

Pak ditë më parë u dhunuan barbarisht Bilbil dhe Jashar Maja, dy kushërinjtë që bënë denoncim për guroren e Rrajave, si pasojë e shpërthimeve të së cilës u janë dëmtuar banesat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit serb dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit serb dhe qeverisë së tij