Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, është shprehur se organizatorët e protestave të PD-së duhet të tregohen të kujdesshëm në përplasjet me Policinë.
Komentet Rexhepi i bëri në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report TV, ku tha se efektivët e Policisë janë njerëz si të gjithë ne dhe sulmet barbare ndaj tyre janë të papranueshme.
Lidhur me hedhjen e molotovëve te vila e Enver Hoxhës, Rexhepi tha se nëse ky veprim ka qenë i organizuar duke ditur që brenda kishte artistë, është diçka jo-pozitive nga ana e organizatorëve të protestave të PD-së.
“Ndoshta ka qenë edhe dëshirë për t’u fishekzjarrizuar protesta. Në kuptimin mediatik që krijon. Unë jam për atë që nëse të paktën nuk shmangen dot dëmet materiale, të shmangen dëmet njerëzore. Nuk me pëlqen fakti i hedhjes së gazit lotsjellës. Jam për ekuilibra nga të dy palët. Për mjetet e dhunës absolutisht nuk jemi dakord. Ata policët janë njerëz, qytetarë, kanë dalë aty për rrogën dhe nuk duhen sulmuar barbarisht.
Për ktë të ish-Bllokut duhet një hetim i plotë. Është goditur Kryeministria dhe askush nuk u mërzit. Unë nuk mendoj se vila e Enver Hoxhës ka më shumë rëndësi se Kryeministria. Reagimi erdhi edhe nga Franca dhe Macroni. Nëse ka qenë turma e orientuar, nuk është shumë e mirë ajo që u arrit. Po kanë rrezikuar jetë njerëzish, për mua siguria konsiderohet e cënuar”, tha mes të tjerash Rexhepi.
Kujtojmë se në protestat e fundit të Sali Berishës ka pasur nivel të shtuar dhune ndaj efektivëve të Policisë dhe hedhje të molotovëve ndaj institucioneve.
Në protestën e fundit një sasi e madhe molotovi u hodh në vilën e Enver Hoxhës, sot qendër kulture, duke rrezikuar edhe jetët e disa artistëve të huaj që ndodheshin brenda.
Komente











Vetem Ajo Polici ne kte vend esht per ti hedh ne kosh plehrash te paret, te pakten 95% se Ato jan xhobvenesit e pare te ky popull dhe lajkatar te sistetmit, abuzues dhe kriminela
Përgjigju