Ambasada e SHBA: Shqetësim për dhunë në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave

Ambasada e SHBA: Shqetësim për dhunë në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën në Tiranë, Leyla Moses-Ones

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, flet për mundësinë e një procesi zgjedhor në kushte të paprecedentë, mes dhunës dhe incidenteve në qendrat e votimit dhe numërimit. Në një njoftim që shpërndan për sigurinë e qytetarëve të saj në Shqipëri, ambasada i referohet rasteve të fundit të dhunës së ndodhura në disa KZAZ, dhe thotë se sinjalet, (siç edhe opozita i ka shprehur publikisht), janë për të pasur dhunë edhe ditën e zgjedhjeve. Ambasada thotë se ka shqetësime për dhunë jo vetëm ditën e zgjedhjeve por edhe para tyre

"Incidentet e evidentuara të dhunës gjatë kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët dhe materialet e votimit, duke rritur dyshimet për dhunë ose shqetësime në ditën e zgjedhjeve, para votimit dhe gjatë numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Recent localized incidents of violence have targeted election officials and voting materials, raising the prospect of additional violence or other disturbances on Election Day, in the days leading up to it, and through vote counting at counting centers.

Versioni në anglisht

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka bërë një njoftim për qytetarët e saj që jetojnë në vendin tonë, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor.  Ambasada i kërkon shtetasve të saj të jenë vigjilentë rreth vendeve të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore. Të shmangin çdo zonë ku ka dhunë dhe të monitorojnë mediat. Selia diplomatike e SHBA-ve në Tiranë thotë se Shqipëria më 30 qershor do të mbajë zgjedhjet lokale në një votim që nis në orën 7 të mëngjesit deri në 7 të pasdite. Numërimi do të zgjasë disa ditë në disa komuna.

Shqiptarja.com botoi ditën e djeshme të plota, të gjithë skenarin e Partisë Demokratike për të bllokuar zgjedhjet. Do të ketë protesta nga sot, deri më 2 korrik pranë KZAZ-ve dhe në çdovend ku votohet e numërohet.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 27/06/2019 14:10

    E kam thene, qe NATO duhet te dergoje trupa ne cdo qender votimi dhe numerimi. Vetem keshtu do kete zgjedhje te qeta. Dhe te jape nje mesazh Metes me shoket e tij qe dhuna nuk tolerohet dhe kjo opozite te eshte pozicionuar ne anen e gabuar te prespektives perendimore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë