Dilemat e aksionit opozitar/ Basha: Etje për ndryshim! Kryemadhi: Duam më shumë Shqipërinë se partinë

Dilemat e aksionit opozitar/ Basha: Etje për ndryshim! Kryemadhi: Duam më shumë Shqipërinë se partinë

Lideri demokrat Lulzim Basha ka postuar një tjetër mesazh në rrjetet sociale pas protestës së 10-të që opozita zhvilloi mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ai thotë se shqiptarët janë të etur për ndryshim të vërtetë për ti dhënë fund tranzicionit, ndërsa shton se zgjedhjet e lira do i hapin rrugë këtij transformimi.

"Sot shqiptarët janë të etur për ndryshim. Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit.  Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë. Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari" shkruan Basha. Ndryshe nga radhët e tjera pas përfundimit të protestës së djeshme, Basha nuk dha detaje sesi do të vijojë aksioni opozitar kundër qeverisë Rama.

Pas kreut të PD-së, edhe Monika Kryemadhi ka postuar një mesazh në Facebook, ku shprehet se ne jemi në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. "Falenderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi!

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund.

Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë. Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!" shkruan ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mire: 09/07/2019 18:03

    Te ka mar mslli per kariken ne parlament dhe paska nevoj per ndryshim nuk ke prr te ardhur kuuuurre ne weveri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës