Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Lulzim Basha

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke i cilësuar si ambasadorët më të fuqishëm të Shqipërisë.

Basha vuri theksin te sfidat që i kanë detyruar shumë shqiptarë të emigrojnë, përfshirë korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe krizën ekonomike. Ai shprehu besimin se ky realitet mund të ndryshojë.

Basha fton emigrantët të bëhen pjesë e ndryshimit në zgjedhjet e vitit 2025, duke theksuar rëndësinë e votës për ndërtimin e një Shqipërie ku askush të mos ndihet i detyruar të largohet.

Postimi i plotë i Bashës:

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, një përshëndetje me mirënjohje dhe respekt për të gjithë shqiptarët që, ndonëse larguar nga vendlindja, mbajnë gjithmonë Shqipërinë në zemër.

Ju, me punën, sukseset dhe përkushtimin tuaj, jeni ambasadorët tanë më të fuqishëm dhe forca që na frymëzon për një të ardhme më të mirë.

Emigrimi nuk duhet të jetë e vetmja mundësi. Për fat të keq, korrupsioni, mungesa e meritokracisë dhe e mundësive, kriza e shëndetësisë, degradimi i arsimit, cënimet e lirisë dhe të drejtave, kanë detyruar mijëra shqiptarë të lënë atdheun e tyre.

Por ky realitet mund të ndryshojë! Në vitin 2025, ju ftojmë të bëheni pjesë e ndryshimit. Vota juaj është fuqia për të ndërtuar një Shqipëri ku ju mund të ktheheni dhe jetoni me dinjitet, ndërsa të dashurit tuaj këtu të çlirohen nga ankthi dhe pasiguria ekonomike që i shtrëngon të mbijetojnë me kursimet që bujarisht dërgoni. 

Së bashku mund të rikthejmë shpresën dhe të ndërtojmë një të ardhme ku asnjë shqiptar të mos ndihet i detyruar të largohet! Votoni për një Shqipëri më të drejtë dhe më të fortë!

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia sjell autostradën në Kakavijë/ Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Greqia sjell autostradën në Kakavijë/ Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë