“’Djathtas 1912’ për të mundur Ramën”, Kthupi për Report Tv: Berisha s’përfaqëson më të djathtën shqiptare! S’ka bashkëpunim në 2025-n

Të zhgënjyerit nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, konkretizuan të shtunën e 12 tetorit lëvizjen politike “Djathtas 1912”. Një nga themeluesit e partisë, Rezart Kthupi thotë se garimi në zgjedhjet e 2025 për parlamentaret, synimin e ka të qartë:

 “Synimi është i thjeshtë: Ajo që ndodh sot në raport me qytetarin shqiptar është që ka mungesë përfaqësimi. Të gjitha sondazhet që kemi vënë re, është që ka një mungesë përfaqësimi te të gjitha kampet politike, e veçanërisht ndodh në pjesën e opozitës. Pse? Sepse një pjesë e opozitës ndonëse pretendon që përfaqëson opozitën, ka bjerrje të vazhdueshme të mbështetësve të saj. Në këto kushte është mëse normale krijimi i një partie të re me të cilën të bindim qytetarët që gjendet të papërfaqësuar, që sot nuk kanë arsye të dalin e të votojnë, të dalin e të votojnë e synimi është të vështirësojnë e të pamundësojnë mandatin e katërt të kësaj maxhorance”, thotë ai për Report Tv. 

Berishën e ‘qetëson’, teksa shprehet se synimi nuk është marrja e elektoratit të tij, por të papërfaqësuarit nga klasa e sotme politike, ndërsa për kreun e demokratëve thotë se nuk përfaqëson më të djathtën shqiptare.

 “Votat e para që do kërkojmë janë të atyre që mendojnë si ne, që janë qartësisht të djathta, pastaj të gjithë qytetarëve. Se është krijuar një nocion lidhës mes së djathtës dhe Berishës. Nuk ekziston korrelacioni mes Berishës dhe të djathtës. PD është parti e tij, jo ideologjike (e djathtë)”, shprehet Kthupi. 

Mohon mundësinë që me të, të ketë bashkëpunim në zgjedhjet e 2025. Vija të kuqe, ka edhe për Lulzim Bashën.

 “Pse nuk mund të ketë bashkëpunim me zotin Berisha? Me të na ndajnë 3 gjëra të mëdha: Na ndan qëndrimi ndaj drejtësisë, marrëdhënia me ndërkombëtarët dhe bashkëpunimi që ka patur me PS në dëm të interesave të shqiptarëve. Berisha anatemon sistemin e drejtësisë, dhe kur them sistemin Berisha e kam fjalën për formacionin politik që drejton, ka një marrëdhënie krejtësisht të kushtëzuar, të munguar me ndërkombëtarët, kjo është një nga shkaqet për se kemi këtë maxhorancë dhe kur ka bashkëpunuar pikërisht për këtë maxhorancë, si amnistia e kodi zgjedhor. Këto të treja janë parime dhe nuk mund të shkelen këto parime për bashkëpunim zgjedhor.  Përsa I përket zotit Basha, ne nuk kemi patur ndarje parimore. Ndarja është praktike: ai akoma është anëtar i grupit parlamentar të PD, I mungon një akt politik ndarje”, vijon Kthupi. 

Bashkëpunimi me ndërkombëtarët është pjesë e kushtit për bashkëpunim, por si është marrëdhënia e themeluesve të “Djathtas 1912” me ta?

“Raporti me ndërkombëtarët është çështje parimore, sulmi ndaj parnerëve ndërkombëtarë është një vijë e kuqe. Nuk mund të dalim të themi që janë të kapur e të korruptuar.”

“Djathtas 1912” është grupimi i 4 zyrtar që del nga logoja e Partisë Demokratike që prej kohës kur nisi përçarja brenda saj. Krahas PD-së që tashmë e drejton Sali Berisha, janë krijuar dy parti të reja; ‘Mundësia’ e Agron Shehajt dhe “Djathtas 1912 ” pa kryetar, por me drejtim kolegjial. Grupim politik ka edhe Lulzim Basha nën emërimin “Demokratët Euroatlantik”, por që ende nuk janë zyrtarizuar si parti, të paktën për momentin!

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Trupat serbe pranë kufirit në Kosovë/ Ramabaja: KFOR në paaftësi totale! Kamberi: Përpjekje për ta mbajtur gjendjen të tensionuar

Trupat serbe pranë kufirit në Kosovë/ Ramabaja: KFOR në paaftësi totale! Kamberi: Përpjekje për ta mbajtur gjendjen të tensionuar