Grupi i skandalit të pagave, Andi Agaraj nga roli në aferën e serverit të tatimeve tek fotot nudo, përmbaruesi Endri Ikonomi punon për oligarkun rus, në skenë Elvis Mata i CEZ-DIA 

TIRANË- Zbulohen të detaje befasuese mbi lidhjet, të shkuarën dhe pasionet e personave të akuzuar dhe prangosur nga prokuroria si përgjegjës për skandalin e publikimit të pagave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve. Mes katër të arrestuarve është edhe specialisti i nivelit të lartë pranë IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj, i moshës 32 vjeç nga Fieri. Agari që është protagonisti kryesor i skandalin është punësuar si teknik IT i Tatimeve, me një kontratë provizore në mars të 2013, në kohën kur ishte ende në qeverisje Partia Demokratike. Andi Agaraj është stabilizuar me kontratë me kohë të plotë në 2014, kur në krye të Tatimeve ishte Briseida Shehaj, e propozuar nga PS, por prej kohësh e lidhur me LSI, me të cilën edhe u kandidua.  

Në vitin 2016, Andi Agaraj është thirrur në Kuvend nga komisioni hetimor për të dëshmuar mbi skandalin me serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku në muajin nëntor të vitit 2013 u konstatua zhdukja e rreth 4.3 milionë të dhënave tatimore. Agaraj është thirrur në cilësinë e specialistit pranë IT të Drejtoria e Tatimeve.

Përfaqësuesit e opozitës pretenduan ndër të tjera në komision se Andi Agaraj në vitin 2013 ishte specialist i drejtorisë së TI në Drejtorinë e Tatimeve. Në 15 nëntor 2013, Agaraj ka informuar Drejtorin e Teknologjisë së Informacionit pranë Drejtorë së Përgjithshme të Tatimeve, Renald Rista, se Drejtoresha e Përgjithshme znj. Brisida Shehaj, kishte hyrë në dhomën e serverave së bashku me një person tjetër. Komisioni hetimor u mbyll me dy raporte paralele dhe për zhdukjen e të dhënave nuk u dënua askush.

Inxhinieria e telekomunikacionit nuk është pasioni i vetëm i Andi Agarajt. I arrestuari për ‘skandalin e pagave’ është bërë i njohur në media pasi ka dhënë intervista ku ka treguar se ka pasion për të fotografuar vajza nudo dhe ka shprehur aspiratën për të hapur një ekspozitë të tij me 25 foto nudo. Madje ekspozitën e parë me foto nudo e hapu në 11 mars 2016.

Çuditërisht Agaraj nuk figuron në listën e pagave të muajit janar që rrodhi në media, por vetëm në listën e prillit. Ndonëse është punonjës i administratës shtetërore të paktën që nga viti 2013, Agaraj nuk figuron në listën e janarit, duke ngritur kështu dyshime për selektimim e disa emrave që nuk duhet të figuronin.

Pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave personale, Agaraj është kujdesur për të mbuluar çdo të dhënë rreth tij, duke fshirë edhe profilin në rrjetet sociale. 

Përmbaruari Ikonomi lidhje me oligarkun rus
Përpos dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako, prokuroria akuzon edhe dy përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët kanë blerë të dhënat me 20.000 leke. Dhoma e Përmbaruesve reagoi duke deklaruar se Klodian Sota dhe Endri Ikonomi nuk janë përmbarues, por mashtrues.

Megjithatë, njëri nga përmbaruesit e pretenduar Endri Ikonomi rezulton se ka lidhje me oligarkë rusë, të dyshuar nga SHBA për lidhje me Vladimir Putinin dhe që kanë marrë detyra sabotuese prej tij.

Ikonomi është administrator deri në vitin 2023 i kompanisë Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), e specializuar në konsulentë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë. Kompania e Credit 2 All është në pronësi të oligarkut rus 57-vjeçar, Oleg Viktorovich Boyko, një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, me një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë.

Kompania është regjistruar në Shqipëri në 3 prill të vitin 2017 dhe vetëm një vit më pas rusi ia ka besuar Endri Ikonomit, i cili merr një pagë të majme. Oleg Boyko konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një personazh i dyshimtë, me lidhje me krimin e organizuar dhe si i mbështetur nga pushteti i Vladimir Putin për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje.

Në një raport inteligjence të Senatit të SHBA thuhet se oligarku rus Oleg Boyko është person “me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar. Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbështetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje”.

Edhe pse Endri Ikonomi është emëruar administrator i Credit 2 All në 2017 dhe është riemëruar në 2019 deri në vitin 2023, në krye të ekstraktit të kompanisë çuditërisht figuron si administrator Vlado Cvetkosvki, një tjetër person i besuar i oligarkut rus.  Endri Ikonomi është aksioner me 30 % edhe në kompaninë ‘PRO 3 VT’, themeluar në vitin 2020, me objekt ushtrimin e veprimtarisë se kredidhënies. Mbetet për t’u parë se për llogari të kujt Endri Ikonomi i ka blerë të dhënat personale.

Përmbaruesi Ikonomi lidhje me oligarkun rus 
Përpos dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako, prokuroria akuzon edhe dy përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët kanë blerë të dhënat. Dhoma e Përmbaruesve reagoi duke deklaruar se Klodian Sota dhe Endri Ikonomi nuk janë përmbarues, por mashtrues.

Megjithatë, njëri nga përmbaruesit e pretenduar Endri Ikonomi rezulton se ka lidhje me oligarkë rusë, të dyshuar nga SHBA për lidhje me Vladimir Putinin dhe që kanë marrë detyra sabotuese prej tij.  Ikonomi është administrator deri në vitin 2023 i kompanisë Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), e specializuar në konsulentë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë. Kompania e Credit 2 All është në pronësi të oligarkut rus 57-vjeçar, Oleg Viktorovich Boyko, një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, me një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë.

Kompania është regjistruar në Shqipëri në 3 prill të vitin 2017 dhe vetëm një vit më pas rusi ia ka besuar Endri Ikonomit, i cili merr një pagë të majme. Oleg Boyko konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një personazh i dyshimtë, me lidhje me krimin e organizuar dhe si i mbështetur nga pushteti i Vladimir Putin për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje.

Në një raport inteligjence të Senatit të SHBA thuhet se oligarku rus Oleg Boyko është person “me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar. Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbështetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje”. 

Edhe pse Endri Ikonomi është emëruar administrator i Credit 2 All në 2017 dhe është riemëruar në 2019 deri në vitin 2023, në krye të ekstraktit të kompanisë çuditërisht figuron si administrator Vlado Cvetkosvki, një tjetër person i besuar i oligarkut rus. 

Endri Ikonomi është aksioner me 30 % edhe në kompaninë ‘PRO 3 VT’, themeluar në vitin 2020, me objekt ushtrimin e veprimtarisë se kredidhënies. Mbetet për t’u parë se për llogari të kujt Endri Ikonomi i ka blerë të dhënat personale. 

Në skenë edhe Elvis Mata 
Endri Ikonomi ka marrë listëpagesat tek Eni Qirjako dhe Andi Agaraj, punonjës të tatimeve. Më pas, Ikonomi ua ka shitur të dhënat Elvis Matajt dhe I. Ahmetajt. Elvis Mata rezulton të jetë dëshmitar në çështjen CEZ-DIA në rolin e drejtorit të DIA-s, kompani e cila kishte si administrator Kastriot Ismailajn i dënuar me 11 vite burg për aferën me CEZ. Ndërkaq, i arrestuari tjetër Klodian Sota, i cili hiqej si përmbarues, është punësuar si menaxher pranë kompanisë ‘SMART Cellention’, e cila mbledh detyrimet e prapambetura dhe kreditë e këqija për llogari të bankave të nivelit të dytë. Me sa duket, Klodian Sota i ka blerë të dhënat, për të verifikuar të ardhurat e personave që mund të ishin objekt i kompanisë që mblidhte kreditë e këqija. 

Oligarku rus Oleg Boyko i beson kompaninë Endri Ikonomit
 
 
1641810335_1641809310page.jpg
Endri Konomi,, Klodian Soto dhe Andi Agaraj

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alban: 08/01/2022 06:19

    Ruset dihet qe kan vite qe jane kembekryq ne shqipri e bashkepunojne me kriminelet shqiptar

    Përgjigju
    • ilirjani: 08/01/2022 13:09

      o arberi o trim me flete po ishte lulja qe ka nje hetim per para ruse ...si qenka qeverija me ruset? o alban o pall me nyje shteti jon vitin e kaluar deboi 2apo 3 diplomate ruse ...ma shpjego pak kete muhabetin se qenke james bindi i gjalle ti si ka mundesi qe bashkpunojne?

    • Arbëri: 08/01/2022 11:42

      Bashkpunojn me pushtetin dhe shtetin dhe janë të mbrojtur nga km

  • Miri: 08/01/2022 01:27

    Keqperdorimi i prokurorise nen kete dylberen me te vertete qe e tejkalon edhe fantazine e te ndjerit Devole. Tek shoh keto "kriminelet" me kujtohet komedia "Revolveri"! Te gjithe prisnin ndonje lajm mbi rrjedhjen e te dhenave nga AKSHI tek serverat e PS. Por jo, sbehet fjale. I fusin dhe nje sallate "ruse" qe te kenaqet bota. Larg sa me larg ketij vendi kaq te bukur por me njerez kaq te shemtuar dhe te ligj ne shpirt.

    Përgjigju
    • Karafili: 08/01/2022 05:19

      fiks e ke thene

    • Shqiptari: 08/01/2022 02:42

      Te fala Putinit, shqipfoles anonim!

  • Hahahah: 07/01/2022 22:24

    Po para endrit kush ka qene te kjo kompania e rusit? Erion shehu me ke eshte i martuar? Me eriola spahiu e NOA uaaa nje tjeter microfinance hajdute. Po endri ke ka patur grua? Uaaa friden e ministrise se bujqesise. Po ortak ke ka ky endri?? Uaaa tarhon balla pak kusheri me taci oil. Uaaa sa shume rastesi

    Përgjigju
    • One.: 07/01/2022 23:24

      Po wndri ku punon tani? Uaa tek ONE po pas ONE kush eshte? Ua kompania tahos dhe shokve te rilindjes

  • Arbëri: 07/01/2022 21:06

    A ka më rus se km bq

    Përgjigju
  • S'ka problem: 07/01/2022 20:04

    Akoma vazhdoni e merreni me disa karta te djegura , kjo eshte dora e ESAT RAM PASHES per ti bere presion biznesit shtypit dhe shume personave qe perfitojne nga bxheti i shtetit dhe se ESATIT te ri i kane dale ca milojona mangut ,dhe polli maskarellekun e radhes ,

    Përgjigju
  • emigranti: 07/01/2022 19:48

    Ka plasur mvti sheshit ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg