Doli nga fusha i dëmtuar, Lionel Messi një ditë pas triumfit: Jam mirë, Argjentina ka të ardhme të mrekullueshme

Doli nga fusha i dëmtuar, Lionel Messi një ditë pas triumfit: Jam mirë, Argjentina ka të ardhme të mrekullueshme

Lionel Messi

Lionel Messi, kapiteni i Argjentinës foli një ditë pasi ekipi i tij mundi 1-0 Kolumbinë në finale dhe fitoi trofeun e Kupës së Amerikës për herën e dytë radhazi. ‘Pleshti’ luajti vetëm 66 minuta për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë, teksa ndeshja u vendos nga goli i Lautaros në shtesën e parë.

“Copa América ka mbaruar dhe gjëja e parë që dua të bëj është t’ju falënderoj të gjithë për mesazhet. Jam mirë, falë Zotit, dhe shpresoj që së shpejti të rikthehem në fushë duke bërë atë që dua të bëj”, ka shkruar lojtari i Inter Miamit.

Messi më pas la një koment për Di Marían, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit për kombëtaren, si dhe kujtoi Otamendin mes veteranëve.

“Jam shumë i lumtur, veçanërisht sepse ia arritëm qëllimit dhe Fideo (Di María) na la me një trofe më shumë. Lojtarët më të vjetër, si ai, Ota (Otamendi) dhe unë e përjetuam Kupën e Amerikës me një entuziazëm të veçantë, me shokë të tjerë të skuadrës që kanë luajtur tashmë në disa turne dhe që kanë shtuar gjithashtu përvojën e tyre, me një grup të rinjsh që japin gjithçka.

Ne jemi një ekip dhe gjithashtu një familje, një grup spektakolar. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, ky ekip ka një të tashme dhe një të ardhme të mrekullueshme.”

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Juventusi prezanton fanellën e sezonit të ri

FOTO/ Juventusi prezanton fanellën e sezonit të ri