Pas reagimit të mëparshëm, ku i kërkonte falje vetëm fansave të Luizit, Kejvina reagoi sërish në rrjete sociale, këtë herë duke iu drejtuar më konkretisht Luizit, të cilit pak ditë më parë i dërgoi një dron brenda shtëpisë.
“Aty brenda ka mijëra emocione, ka më shumë lot sesa shfaqen e më shumë energji negative sesa duken në ekranin e vogël të televizorit në shtëpitë e shqiptarëve. E gjatë kohës që Kejvina, nga ‘Manatia shoqja e lojërave të Luizit, shndërrohej në ‘përbindëshin e dhunshëm’, tek unë kaluan disa faza, situata të sikletshme të cilat më mbushën, më frynë, më ndikuan dhe më sollën në reagimin e tepruar dhe aspak të hijshëm, për të cilin kam kërkuar falje dhe do kërkoj falje, pasi unë nuk jam rritur në këtë mënyrë,” shkruan ajo ndër të tjera.
![]()
Në vijim, Kejvina shton se “ra pre e një manipulimi, të turpshëm”, por sidoqoftë nuk kërkon të viktimizohet.
“Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’ dhe të rritem,” shkruan më tej.
Komente


Kejvina mos kërko kaq shumë falje , luizi ska ndonje vlerë si njeri Kur ti shikosh ngjarjet me qetësi , do fillosh të urresh veten , dhe do të kuptosh që nuk duhet ti kishe kerkuar falje atij “ gjëje “
Përgjigju