Rusia ka vendosur të heqë dorë nga projekti i gazjellësit “South Stream” duke fajësuar Europën. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës në Turqi, ku tha se në vend të këtij projekti, Moska do të krijojë një qendër gazi në kufirin turko-grek.
Putin fajësoi kundërshtimin e BE-së ndaj planit të "South Stream" të hartuar nga gjigandi shtetëror rus Gazprom. “Duke patur parasysh që nuk kemi marrë ende leje nga Bullgaria besojmë se në këto kushte Rusia nuk mund të vazhdojë me realizimin e këtij projekti”-tha Putin ndërsa fliste përkrah homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan.
Vendimi u konfirmua më pas nga kreu i Gazprom, Alexei Miller i cili tha se projekti është mbyllur definitivisht. Gazjellësi ishte planifikuar të kalonte nën Detin e Zi drejt Europës qendrore dhe jugore duke siguruar një tjetër rrugë tranziti për Gazprom.
Puna për ndërtimin e gazjellësit 930 km të gjatë nisi në Bullgari në tetor të vitit të kaluar por u pezullua në qershor të këtij viti, pasi Komisioni Europian deklaroi se plani mund të cënojë rregullat e konkurencës.
Por zyrtarët rusë akuzuan KE-në se po bllokon punimet e gazjellësit për motive të pastra politike. Edhe Bullgaria pati deklaruar se Brukseli e kishte përdorur për të ndëshkuar Moskën për shkak të konfliktit në Ukrainë, që ka shkaktuar tensione të forta në marrëdheniet mes Rusisë dhe BE-së.
BE dhe SHBA vendosën sanksione ndaj disa shtetasve dhe kompanive ruse pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë por Gazprom nuk ka qënë pjesë e listës. Aktualisht gjigandi rus furnizon 30% të gazit në Europë, gjysma e së cilës kalon nga Ukraina.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com