TIRANË, 1 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Administratori i Përgjithshëm i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Arben Seferaj, ka dhënë sot dorëheqjen.
Këshilli Mbikqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se, në mbledhjen e sotme pranoi dorëheqjen e Administratorit të Përgjithshëm, Arben Seferaj.
Seferaj paraqiti dorëheqjen për arsye personale, të cilat kushtëzojnë angazhimin e tij të mëtejshëm në krye të kompanisë.
Pas pranimit të dorëheqjes, Këshilli Mbikqyrës miratoi zgjedhjen e Adrian Çela në funksionin e Administratorit të Përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Adrian Çela deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT). /a.ke/
/Shqiptarja.com