Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU

Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU

Sali Berisha, gjatë paraqitjes së fundit në SPAK, për dosjen 'Partizani'

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të mos u paraqitur në institucion të hënën e 3 Shkurtit.

Kërkesa e depozituar nëpërmjet avokatit është pranuar, është pranuar nga dy prokurorët e dosjes Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Aprovimi është bërë për shkak se Berisha do të udhëtojë në Gjermani, për një takim pune. Por ai do të paraqitet të hënën e tretë të muajit të ardhshëm. Apeli i GJKKO i riktheu masën detyri paraqitjeje me 2 herë në muaj në SPAK Berishës për këtë dosje, duke e rrëzuar revokimin e mëparshëm të GJKKO-së. 

Berisha ka pretenduar se Ka ftese nga CDU për në datën 3 Shkurt. Kjo ftesë mësohet se është dorëzuat e përkthyer nga ana e noterit.

Kreu i selisë blu është nën akuzë dhe i pandehur nga SPAK prej më shumë se një viti, për dosjen e aferës “Partizani”, me akuzën korrupsion pasiv.

Kërkesa është paraqitur në seancën e fundit paraprake (20 janar), nga avokati i Berishës dhe sot (24 Janar) është marrë miratimi i SPAK. Seanca e fundit paraprake u shty për në datën 31 Janar nga GJKKO, e cila do marrë vendimin për kalimin ose jo të dosjes në proces gjyqësor në themel.

Për herë të parë, në zbatim të masës së sigurisë, Berisha shkoi në SPAK më 6 janar, ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025, nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çeço Selimi: 24/01/2025 22:20

    Një leje e posaçme i takon Saliut për të kaluar oqeanin të çmallet me Trampin ,pasi Ai po akuzon administratën e Baiden se ka keqtrajtuar njerëzit si puna e Berishës

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 24/01/2025 19:22

    SPAK VDIQ TU RROI MBRETI SALEH SADAM SLLOBOFAN.

    Përgjigju
  • Lilo: 24/01/2025 19:17

    Te paraqizej perpara ose pas udhetimit

    Përgjigju
  • Niku: 24/01/2025 19:03

    Ja dhe ligji nuk eshte njesoj per te gjithe..,kush vret,kush vjedh,kush eshte i korruptuar, kush eshte me kollare, munde te beje çfare te doje edhte te vrasi akoma nuk I ndodh gje, nje njeriu te thjesh do ta kishin tretur ne acid.. nje njeriut te thjesht me detyrim paraqitje i sekuestrohet pasaporta per mos te dali jasht.. Leshojeni berishen lereni te lire se kot i vendosni detyrim kur nuk vlen per te.

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/01/2025 17:39

    SPAK,,,sa kemi èndèrruar dhe shpresuar, se mè nè fund, pas 35 vitesh vrasje,vjedhje, pushkatime dhe humbje njerèzish nè mijra e mijra nga politika kriminale e kètij njeriu,,,mè sè fundi, do bèhej drejtèsi dhe Shqipèria do kishte njè tè ardhme tè sigurtè nè familjen europiane. Siç duket,,,èndrrat do mbeten èndèrra. "Ftesa nga CDU" nè Gjermani,,,èshtè njè nga ato shakatè plehra tè kètij manjaku kriminel plak, pèr ti thènè idiotève tè tij,,,,e shihni o dhitè e mija,,,,u thye akulli,,,ia nisèn ftesat. CDU,,,nuk ka asnjè lidhje me njè plak pervers shqiptar, qè ka vrarè e prerè pèr 35 vjet,,dhe qè pèrlyen emrin e kèsaj partie, pèr tè bèrè politikè pèr Flamur Nokèn. Ajo qè tè irriton,,èshtè bashkèpunimi i SPAK, nè kètè perversitet.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!