Tre vëllezër të shkolluar në perëndim, ushtarakë karriere e atdhetarë të përkushtuar, pasardhës të një dere patriotësh e luftëtarësh të paepur, pjesëmarrës në ngjarjet e mëdha të historisë së vendit, të tre ata do të merrnin një goditje të rëndë nga regjimi komunist që në ditët e para të instalimit të diktaturës.
Ata ishin nipërit e Ndue Prelës me rrënjë në Nikaj Mërtur e të vendour në Dukagjin përmbi katër shekuj. Ashtu si paraardhësit e tyre edhe ata shquheshin për trimëri dhe atdhedashuri. Dedë Thani, Mark Thani e Pal Thani, ishin djemtë e Kolë Ndout vrarë në vitin 1913 në betejë me pushtuesit sllavë. Po në luftë me sllavët në 1915 ishte vrarë edhe gjyshi i tyre Ndue Prela.
Lindur e rritur në këto rrethana luftrash dhe heroizmi, tre vëllezërit Thani do të rriteshin pa baba, vetëm nën kujdesin e nënës së tyre. Ata do të shkollohehsin të tre në perëndim e do t’ia kushtonin jetën rrobës ushtarake në shërbim të atdheut të tyre.
Do të dilnin kundër çdo qeverie sa herë shihnin, që vihehsin në lojë, interesat e vendit. Qëndrimi atdhetar që ata do të mbanin edhe gjatë viteve të Luftës, dhe do të zhgënjeheshin shumë kur fatet e shqipërisë do të vulosehsin pas Luftës me një diktaturë të pashoqe. Kësisoj të tre do merrnin vendimin për ti dalë kundër komunzmit kur panë se për shkak të kësaj ideologjie, po tradhëtoheshin interesat e kombit.
Kol Ndou la 3 djem: Ded Thanin, Pal Thanin e Mark Thanin. Këta i mori nëna e vet e i çoi në Shkodër, i çoi në shkollë. Ded Thani ka mbaruar shkollën në Austri për shkenca politike. Pal Thani e Mark Thani kanë mbaruar shkollën në Akademinë Ushtarake në Itali, e kanë dalë oficerë me grada të larta, të dy, Pal Thani kolonel, Mark Thani major.
Kur ka hyrë Italia në Shqipëri, Ded Thani ka qenë i pari shqiptar që e ka kundërshtuar pushtimin e Italisë, me shtyp, me mjete të kohës që kanë qenë atëherë. Edhe Pal Thani edhe Mark Thani, oficerë, kanë dalë kundër kësaj ushtrie e kundër këtij pushtimi edhe ata.
Ded Thani ka qenë intelektual i kësaj dere, i formuar në Perëndim edhe ka pasur një karrierë politike të suksesshme. Ded Thani ka shërbyer në Tuz si kryetar komune, prefekt në Shkodër, në Fier, në Roskovec edhe në Kosovë.
Ded Thani është babai i Tinka Kurtit. Tinka njihet shumë mirë, është një artiste, është bijë e kësaj dere edhe në këtë derë ka pasur babanë, gjyshin, vëllezërit e xhaxhallarët e të gjithë. Edhe ajo i bën nder jo vetëm kësaj dere, por gjithë Shqipërisë dhe artit shqiptar si bijë fisnike.
Fundi i Luftës së Dytë Botërore do të jepte shenjat e para të egërsisë së regjimit të ri, që po vendosej në shqipëri, në fund të kësaj lufte. I pari ndër vëllezërit thani që do të përballej me komunistët do të ishte kolonel Mark Thani, i diplomuar në Akademinë ushtarake në Modena. Ai do të puhskatohej pa gjyq nga partizanët shqiptar, në vitin 1944 në Prizren.
Mark Thani iku në Prizren prej kësaj lufte, u rrethua në Prizren prej forcave të Shefqet Peçit. Kur iu mbaruan fishekët ka rënë në lumin e Prizrenit e është mbytur në ujë, në Prizren.
Në kujtimet e lëna nga ish i burgosuri politik Ahmet Bushati në librin e tij “Në gjurmët e një ditari – shkodra në vitet e para nën komunizëm” do të shkruajë për vrasjen e markut:
“Marku, aq i repsektuem prej të gjithëve, do të pushkatohej në Prizren prej kriminelit Shefqet Peçi, bashkë me 11 oficerë të tjerë nacionalistë të pafajshëm, mes të cilëve edhe nji tjetër oficer nga Shkodra, Ndoc Paci, që atje në Kosovën e çlirueme prej serbëve, kishin pasë shërbye në ushtri, me të cilët Shefqet Peçi, edhe vetë si ish oficer karriere, kishte kenë koleg”...
Po ashtu, pas markut, edhe Deda do të ndëshkohej prej komunistëve. në kujtimet e Ahmet Bushatit gjejmë këto rreshta që flasin për fatin e tij, dhe ndëshkimin që mori pse donte bashkimin e kombit, si ai edhe i vëllai Marku.
“Ndër tre vëllazënt “Thani”, dy prej tyne, Marku e Deda, detyrimin e tyne ndaj Kosovës martire do ta paguejshin, i pari me jetë, kurse Deda, me 14 vjet burg”.
Në një prej rrëfimeve të saj dhënë viteve të fundit, aktorja Tinka kurtit ka treguar shumë detaje biografike rreth të atit Dedë Thanit.
“Babai im quhej Dedë Kol Thani, nip i Mehmet Shpendit të famshëm nga zona e Nikaj Mërturit. Babai kishte studiuar në Akademinë Ushtarake në Grac të Austrisë dhe në kohën e Mbretërisë shërbente si oficer i Pallatit Mbretëror. Në fakt me bindje ai ishte një mbështetës i hapur i Fan Nolit. Mbas rrëzimit të Nolit nga pushteti, Mbreti e dënoi me vdekje babain tim si edhe shumë kundërsharë të tjerë. Në këto kushte, i detyruar nga rrethanat e kohës, ai arratiset në Cetinjë të Malit të Zi, dhe më pas shkon në Sarajevë, ku njihet me nënën time Elizabet, një vajzë shumë e bukur hungareze, të cilën më vonë, në Shqipëri do ta thërrisnin Saveta. Aty nëna lindi një vajzë e cila vdiq shumë shpejtë. Në Sarajevë, në Babi Subashka linda unë më 17 Dhjetor të vitit 1932...
Në këtë periudhë Mbreti bëri një amnisti të gjërë ku i fali të gjithë kundërsharët e tij politikë. Nga kjo amnisti përfitoi dhe babai im Deda. Mbreti e kërkoi sërish të kthehëj në punë si oficer në pallat, por babai nuk pranoi. Pasi punoi disa vite si kryetar komune në Peqin, në Dardhë të Korcës etj. në vitin 1940, ai emërohet kryetar komune në Roskovec.
Më tej siç rrëfen aktorja i ati kishte shërbyer edhe në Skrapar, ku në ato kohë të vështira të luftës së Dytë botërore, ai kishte ndërhyrë e ju kishte shpëtuar jetën dhjetra burrave.
“I tillë ka qënë babai im, një njëri me kurajo, i fortë, një shqiptar që donte bashkimin e të gjithë trojeve shqiptare. Asgjë nuk kurseu për Shqipërinë. Në përpjekje për të ndihmuar realisht lëvizjen për bashkimin e shqiptarëve të Kosovës e Malit të Zi, arrestohet e dënohet nga serbët me 25 vjet burg, të cilat i kreu në një nga burgjet më të tmerrshme të ish – Jugosllavisë...”
Mandej për të folur për Pal Thanin dhe Mark Thanin, edhe ata kanë një kapitull të veçantë. Janë të dy oficerë të lartë të Akademisë së Padovës në Itali, intelektualë me formim perëndimor, opozitarë me regjimin e Zogut, opozitarë dhe të papajtueshëm me sistemin e ri komunist, i cili u bë shkak që këta t’i sfidonte dhe t’i burgoste, t’i internonte edhe t’i ekzekutonte siç ka vepruar me një pjesë të madhe të elitës kundërshtare të tyre.
Ndërsa askush nuk kishte gjetur qoftë edhe një gjurmë nga ekzekutimi i mark Thanit në prizren, dhe deda ishte dorëzuar prej komunistëve në duart e Jugosllavëve që do ta burgosnin atje për më shumë se një dekadë, në Shqipëri kishte mbetur vetëm Pali, i rebeluar ndja komunistëve dhe i bahskuar në arrati, në mal me nacionalistët.
Historia e tij e rebelimit do ti ngrinte në këmbë jgithë krerët komunistë të zonës së Shkodrës dhe hakmarrja fillestare e tyre ndaj tij, do të rëndonte fillimisht mbi familarët e tij, kryesisht femra, motrën e tij Marien me të dyja vajzat filllimisht terezinën emë pas edhe Lizën 9 mbesat e palit), dhe bahskëshorten e tij sopranon italiane Xhuljesa dhe djalin e tyre foshnjë 3 vjeç. Të gjithë ata do të përfundonin në birucat e burgjeve të Shkodrës.
Kur hyri komunizmi, Pal Thani u bashkua me të njëherë, se kishin nevojë për oficerë ata. Mirëpo duke i parë që nuk po dilnin fjalët siç ishte propaganda e komunizmit, dezertoi e iku prej ushtrisë dhe doli në mal. U njoh atëherë me krerët e Ballit Kombëtar të veriut, me Ndue Mirash Palin, me Kol Bib Mirakën, me Llesh Marashin e Malësisë së Madhe. Bile me Llesh Marashin organizoi edhe një kryengritje në shkurt të 1945-s në Malësinë e Madhe. U shpërnda kryengritja se partizanët ishin më shumë, erdhën forca të përqendruara, i shpartalluan, kryengritjen e Llesh Marashit. Malësia i ka thënë Lëvizja e Llesh Marashit, biles.
Pal Thani, vetë i tretë iku prej kësaj lufte e doli në bjeshkë të Shkrelit me 2 luftëtarë të tjerë. Ka jetuar disa muaj në një shpelle atje, ku ishin 5 metra borë. Pas disa kohësh kanë shkuar njerëzit tanë, me burra të Thanit, e i kanë marrë e i kanë sjellë në Plan. E dimëroi dimrin në Plan, nëpër shpella, se ishte kaçak, e ka dimëruar nëpër Plan. Doli falje.
Enver Hoxha false nxori falje: kush s’i ka larë duart me gjak është i falur, të dorëzohet. Edhe këta, në atë kohë ky ishte në bjeshkët e Pogut, 4 orë larg shtëpisë sonë, ku ishim në Than, ka dalë e ëma nga Shkodra, ka ardhur te shtëpia jonë, ka shkuar me Prel Tomën e me Mhill Nikën e i kanë takuar atje në bjeshkë. I kanë thënë kështu është gjendja, kështu ka thënë Enver Hoxha. Mirëpo duke i besuar besës së vet njeriu, e fjalës së vet e traditave të veta, u dorëzua ky. E çuan, e ulën në prefekturë në Shkodër, ka vdekur në tortura në hetuesinë e Shkodrës. Pal Thani.
Vdekja e Pal Thanit nën tortura çnjerëzore....
Pal Thani, i cili është dorëzuar në besë të komunistëve të asaj kohe e burra të njohur që e kanë marrë në besë, është dorëzuar shtetit për t’i falur jetën ngaqë nuk kishte larë duart me gjak. Edhe e prenë në besë më në fund, jo ta vrisnin me plumb por e kanë mbytur në burgjet e Shkodrës.
Dy mbesat e Palit, vajzat e motrës së tij Marije, Terezina dhe Liza Pali, kanë zbardhur me dëshmitë dhe kujtimet e tyre një pjesë të mirë të historisë së dhimbshme të dajës së tyre Pal Thani.
Siç ka dëshmuar terezina, pasi Pali u arratis ën mal dhe u bashkua me nacionalistët, ajo u arrestua së bahsku bashkëshorten e dajës së saj, Xhuljetën, një soprano e bukur italiane nga Modena, me të cilën pali ishte dashuruar në kohën e studimeve në itali. Xhuljeta do të mbahej në birucat e shkodrës për shumë kohë bashkë me djalin e tyre 3-vjeçar frankon.
Vetëm kur pali do të dorëzohej në duart e komunistëve, ata do ta lironin Xhuljesën dhe djalin e vogël franko, por do të mbanin në burg ende mbesën e tij Terezinën.
Në qelitë e Sigurimit, pal Thani do të torturohej për vdekje, për muaj e muaj me rradhë.
Në kujtimet e saj Terezina e ka të pashlyer një skenë makabre në burgun e shkodrës, kur një prej oficeri të Sigurimit kishte sjellë Palin para dritares së qelisë së Terezinës dhe atje e torturoi mizorisht duke llahtarisur të gjithë të burgosurit.
Mbi torturat që provoi në burg Pal Thani kanë dëshmuar me detaje rrënqethëse edhe mbesa tjetër e palit, Liza. Ajo ishte arrestua rpothuajse një vit pas motrës së saj terezinës. Ende nuk ksihte bërë 18 vjeç, dhe do të provonte në hetuesi tortura që as imajginohen, e po aty do të shihte se e torturonin për vdekje edhe dajën e saj palin.
Në një dëshmi dhënë studiueses fatbardha mulleti, në vitin 2006, kur ishte në moshën 78 vjeçare, mbesa e pal Thanit, Liza, thotë, ndër të tjera:
“Mandej më kanë çue te birucat, ishte koha kur po u bënte gjyqi i z. Fahri Rusi atdhetar dhe anëtar i ‘Ballit Kombëtar’ Shkodër, të cilin e pushkatuan. Ndigjoja se si i torturonin burrat dhe britmat e tyre më tronditnin shpirtin, më çahej zemra nga dhimbjet, që ata të shkretë po provonin…!
Frika të hynte deri në palcë…! Më lidhën duart e më lanë në korridor. Ma ndigjoi zanin daja i jem, Pal Thani, që e kishin torturuar në mënyrën më çnjerëzore dhe i foli rojës:
Kam 14 ditë pa ujë, më sillni pak rrush sa të lag gojën, kërkojuni mbesave të mia, Terezinës dhe Lizës. I shkreti dajë, nëpërmjet atyre fjalëve, na dërgoi mesazhin e tij, që e dinte se mbesat i kishte në burg dhe nën torturë dhe më la me kuptue, që në minutat e fundit të jetës së tij, po mendonte për mbesat e dashura, të cilat po provonin edhe ato torturat.
Atë natë daja i jem, Pal Thani, kapiteni i Ushtrisë Shqiptare, që ishte diplomuar në universitetin e Parmës-Itali, vdiq nën torturë dhe i etur për një pikë ujë…! Më çuan në birucën nr. 14, aty ku kishte vdekur daja...”
Lajmi i vdekjes së pal Thanit do të qarkullonte në gjithë qytetin e shkodrës... Sigurimi i shteitt kishte nxjerrë versionin zyrtar të vdekjes, sipas tyre, pas një ataku kardiak. Ndërkohë mbesat e tij e dinin mirë se ai kishte vdekur nën tortura....
Tragjedia kishte pllakosur familjen e Palit dhe veçanërisht Xhuljetën e cila me një fëmijë të mitur tre vjeç endej rrugëve të Shkodrës në kërkim të trupit të bashkëshortit a një shpjegimi për fatin e tij.
Kur kuptoi se ishte një betejë e humbur, Xhuljeta u detyrua të merrte të birin e të nisej drejt Italisë. Asaj i lejohej të kthehej, si shtetase italiane, por i biri ishte me shtetësi shqiptare. Familjarët e Palit gjetën një mundësi klandestine përmes një anijeje që nisej atë vjeshtë të vitit 1946 nga Durrësi drejt Italisë. Fati i ndihmoi të mos zbuloheshin nag Sigurimi i shtetit dhe të dy mbërritën të sigurt në Itali.
Gjatë viteve të regjimit Xhuljeta mbajti kontakte me mbesën e palit terezinën madje në një rast i dërgoi eshtë foton e frankos 18 jeçar me një shënim nga pas. Ajo u nda nga jeta para se diktatura të binte në Shqipëri, pas pasur më mundësi ta shkelte këtë vend, ndërsa franko, nuk erdhi asnjëherë në Shqipëri. Mesa duket ai nuk ka dashur ta shohë më atë skenë ku u luajt tragjedia e dashurisë së prindërve të tij...
Ishte fundi i viteve ’40. Tashmë në familjen thani, dy burra ishin zhdukur pa nam e nishan. As trupat nuk ju ishin dorëzuar familjes. Kishin luftuar gjithë ejtën për atdhe dhe si shpërblim kishin marrë vdekjen prej komunistëve.
Këta dy kushërinjtë që kishin bërë pak shkollë, ishin oficerë të asaj kohe, në kohën e Zogut e ku po e di unë. Janë disa arsye që vetëm t’i zhduknin, a e ke parasysh? Edhe të përgatitur ishin, edhe të zotët. Si familje këta ishin me zë, nipa të Kelmendit, Hotit, që ka qenë nxënësi i Tomit, Tom, kush ka qenë Tom atje. Duhej t’i zhduknin këta. Këtu ishte e gjithë loja.
Fundi i trishtë i Dedë Thanit
Ded Thanin e morën dhe e çuan në burg në Jugosllavi, e ka bërë 13 vite burg në Kotorr, në burgun e Kotorrit (hiqe ket epjesen e kotorrit) në Jugosllavi. U lirua, erdhi në shtëpi, ka vdekur në Shkodër te shtëpia e vet ai. (hiqe dhe kete..)
Kësisoj, i fundmi i vëllëzerve thani që kishte mbetur ende gjallë ishte deda. Pas viteve të gjata e të vështira në burgjet sllave, i dërrmuar fizikisht e shpirtërisht ai ishte kthyer sërish në Shkodër, për të jetuar vitet e fundit të jetës pranë familjes.
Në kujtimet e saj, dhënë studiueses fatbardha Mulleti ën vitin 2006 Liza Pali, ka dëshmuar edhe për pjesën e fundit të jetës së dajës së saj Dedë Thani, i vetmi ndër tre vëllezërit që mundi ti shpëtojë gjallë hakmarrjes së komunistëve.
“...ishte i vetmi që u kthye, mbasi mbaroi dënimin në ish Jugosllavi. Punoi punëtor krahu, deri sa vdiq nga sëmundja e kancerit, që iu shpif prej tmerreve që kishte pa dhe kalue vetë ndër burgje”.
Me vdekjen e dedës mbyllej nji prej kapitujve më të dhimbshëm të fisit thani. Komunizmi i kishte rrënuar familjet e tyre. Ata që kishin mbetur pas i ishin nënshtruar nëj persekucioni të gjatë deri në fund të diktaturës. Dega tjetër e fisit të tyre që rridhte pre Nok Prelës, do të kishte një tjetër sagë të dhimbshme e të përgjakur me pushkatime, tortura e vite të gjata e t ëvështira nëpër burgje....Nosh Rrushaj pasardhës i kësaj dege, prej stërgjyshit të tij Nok Prelës, thotë se vuajtën të gjithë, gjyshërit, babai dhe xhaxhallarët e tij, kushërinjtë dhe ata vetë nipër e mbesa që kishin lindur në komunizëm me damkën e armikut të popullit.
Ata nisën në gjithë fisin edhe në gjithë dashamirët që kishim ne përkrah, për t’i torturuar e masakruar, edhe dashamirët, lëre fisin, e të lagjes, për mos të lënë këta me u harlis, por me i këput çdo degë të këtij fisi, çdo drejtim por këta s’u dorëzuan asnjëherë, vetëm te Zoti.
Komente













Lavdi ketyre martireve dhe patrioteve te vertet,kurse sot te gjita partit politike (pasardhessit te PPSH)festojn 29 nentorit diten e pushtimit te Shqiperis nga kolerja komuniste.
PërgjigjuDhe Tinka me babë e xhxhallarë te pushkatuem bëri karierë si aktore