Dosja me lobimin në SHBA, Basha në prokurori si i pandehur: S'ka rusë dhe prova, nuk kam frikë (VIDEO)

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka paraprirë shoqërimit me forcë duke u paraqitur vetë në Prokurorinë e kryeqytetit paraditen e sotme në orën 10:15 minuta. Liderit të opozitës iu komunikua zyrtarisht akuza si i pandehur për dosjen e lobimit rus në SHBA në fushatën e zgjedhjeve të 2017. Pas qëndrimit për rreth 45 miunta në prokurori, Basha deklaroi në një prononcim për mediat se akuza është politike, pasi nuk ka asnjë provë kundër tij.

"Për skandalet që kanë plasur dhe ato që janë njoftuar nesër. Tani prokuroria nuk ka asnjë fakt, asnjë provë ndryshe, apo shtesë që prej 25 marsit kur isha këtu. Kjo për arsye se kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës.

U njoha me akuzën që nuk është akuzë, pasi nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë, nuk ka asnjë rus të vetëm. Pra është një akuzë për të shpërqendruar nga skandalet që do të plasin nesër nga BILD për të parë ku e ka katandisur vendin Rama. Dosjen u thashë ma vendosin në dispozicion, por nuk e kishin gati.

Kam pesë herë që vij këtu. Sa herë që plasin skandalet e kësaj qeverie të lidhur me krimin këta riaktivizojnë dosjen për llogari të Edi Ramës. Atë ditë (të hënën) nuk paraqita se nuk kishin zbatuar ligjin ndërsa sot u paraqita se kishin një plan për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet" tha ai. 

Por a ka frikë Lulzim Basha? "Këtu ku jemi ka plot njerëz të frikësuar, por unë nuk jam njeri prej tyre" u përgjigj lideri i PD-së. 

Ditën e hënë Basha refuzoi fletë thirrjen për të shkuar në organin e akuzës, pasi më parë kërkoi që të njihej me provat, ndërsa prokuroria i la afat deri në 20 qershor, në të kundërt do të shoqërohej me forcë. Por Basha vendosi që të ngjiste vetë sot paradite shkallët e prokurorisë së Tiranës.

Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani që u paraqit dje në prokurori, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë të përdorur për lobimin në SHBA. Sipas burimeve të Shqiparja.com, Prokuroria e Tiranës është ndihmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe FBI duke e furnizuar me të dhëna dhe informacione.

Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t'i dënojnë deri ne 10 vite burg.

Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri?  “Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.

“Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse (lexo ketu)

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës, pasi doli nga prokuroria
Arsyeja e vetme pse unë jam sot para jush është që të shërbej si shpërqendrim për ju dhe për qytetarët, për skandalet që kanë plasur nga Bild-i dhe ato që janë njoftuar se do të plasin nesër. Kjo është arsyeja e vetme pse sot jam këtu, para jush. 

Prokuroria nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë provë ndryshe apo shtesë që nga 25 maji, kur unë isha këtu për herë të fundit. Zyrtarisht më komunikuan se nuk ka asgjë të re që nga 25 Maji. Kjo, për një arsye të thjeshtë, sepse kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës, për llogari të Edi Ramës.

Pyetje: U njohët me akuzën?
Lulzim Basha:
 U njoha me akuzën që s’është akuzë, sepse nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, s’ka asnjë dokument të falsifikuar në dosje, s’ka asnjë transaksion për pastrim parash, nuk ka asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë. Pra, është një akuzë e formuluar me një qendrim, t’ju shpërqendrojnë ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur, të Bild-it, si dhe nga skandalet që do të plasin nesër nga Bild-i, që demonstrojnë se ku e ka katandisur shtetin Edi Rama. 
Dosjen ju thashë të ma vënë në dispozicion sot, se s’e kishin gati. Nuk e kishin gati dosjen, se s’kanë dosje. 
Pra, është një çështje e montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt, nuk ka asgjë ndryshe nga 25 Marsi kur kam qenë herën e fundit këtu. Ka vetëm diçka ndryshe. Është BILD-i.
Kam qenë pesë herë këtu.
Herën e parë kam qenë kur plasi skandali i Sajmir Tahirit.
Herën e dytë më thirrën, kur plasi skandali i Geron Xhafës.
Herën e tretë më thirrën, kur plasi skandali i Rrahman Rrajes dhe i Taulant Ballës.
Herën e katërt më thirrën, kur plasi skandali i Vangjush Dakos. Në mos gabohem, edhe për skandalin e “Toyota Yaris”
Kjo është hera e pestë. Sa herë që plasin skandalet e kësaj qeverie të lidhur me krimin, këta riaktivizojnë një dosje ku nuk ka asnjë fakt, asnjë prove, për një arsye të thjeshtë, është montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës. Kështu që, të dashur gazetarë, ju uroj raportim të mbarë!

Pyetje: Pse pranuat të paraqiteni sot dhe jo ditën që ju thirrën?
Lulzim Basha:
 Për arsyen e thjeshtë, sepse atë ditë ata nuk zbatuan ligjin, ndërsa tani kishin një plan, të njëjtin plan që kishin nga fillimi, që unë të shërbeja si shpërqëndrim për skandalet e publikuara dhe ato që pritet të publikohen nga BILD-i. Jam këtu për t’ju shpërqëndruar ju dhe qytetarët nga skandalet e BILD-it, por jam i bindur që ky mision do të dështojë me sukses të plotë. Për këtë pritet të shohim 24 orët e ardhshme. 

Pyetje: Z. Basha keni frikë se mos drejtësia do të veprojë edhe mbi ju?
Lulzim Basha:
 Këtu ku jemi, ka plot njerëz të frikësuar. Disa prej tyre sapo i takova, por unë nuk jam njëri prej tyre.
Faleminderit, mirupafshim, punë të mbarë!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rudi: 20/06/2019 00:01

    Shprehje nga kryeministri i ardhshem i Shqiperise "u njoha me akuzat por te cilat nuk jane akuza se s'kane fakte" si e perkthen ti kete me dy fjali.Shume bukur prokuroria do te di favoret e ruseve nga ty kur ti do te vije ne pushtet.Pikerisht kur ti ke marr leket nga ruset.Cfare i favorizonte ata po te fitoje ti zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Vlora: 19/06/2019 16:32

    njesoj si Cjapi te Kasapi ik atje dhe ule bishtin nder shale ate bej kafshe shtepiake e Fermes Sali Ram Berisha

    Përgjigju
  • populli: 19/06/2019 15:36

    Eshte kjo opozite destruktive,kjo bande kriminelesh e keta politiqene PD-LSI qe po e cojne kete vend buze gremines,pritej kjo sjellje e tyre tash 5 muaj qe hengshin kokat e tyre o Zot i madh,marsh hakun tone e i denofsh ku tu djege me shume.

    Përgjigju
  • TONI TIRANA: 19/06/2019 13:20

    FUTENI BRENDA FILLONI ME KETE DHE TE TJERE SA ME SHPEJT

    Përgjigju
  • Maks: 19/06/2019 12:43

    Futeni brenga kete qen per karrigen e tij do djegi shqiperin

    Përgjigju
  • Donela: 19/06/2019 12:38

    Paci mallkimin tone brez pas brezi,pasi e vodhet doni ta digjni kete vend,Ilir Meta,Lulzim Basha,Sali Krimineli,Monika Kryemadhi jeni nje bande kriminelesh qe meritoni ndeshkim max e perbuzje nga cdo qytetar i ndershem i ketij vendi.

    Përgjigju
  • Qytetari dixhital: 19/06/2019 12:31

    Cdo dite nga nje pergjim te jepni,nuk ndryshon asgje ju jeni nje bande kriminelesh qe do merni ndeshkim maximal per sa i keni bere ketij populli,qytetaret nuk kane nevoje fare te degjojne pergjimet tuaja te neveritshme se ju njohin shume me mire se Bildi,jeni bandite mafioze te veshur me pushtetin e politikes.

    Përgjigju
  • Χχχ: 19/06/2019 12:28

    Ne burg pleren te pastrohet vendi...

    Përgjigju
  • toni: 19/06/2019 12:07

    lyl te ke shku ndonjeher ne mendje vetvrasja....

    Përgjigju
  • Axem Hajdari: 19/06/2019 11:52

    Te ishte shoku Enver Lulush Kriminelit me kete akuze do tja kishin vene prangat dhe do te shoqeeohesh tek 313

    Përgjigju
  • www.YoungTribune.com: 19/06/2019 11:30

    Drejtesia dhe politika po hane Shqiptaret e po I gerryejn cdo dite.

    Përgjigju
  • mos more: 19/06/2019 11:06

    lideri kukull i opozites se djegjeve ne prokurori???e tere opozita ne burg!!!kriminela keni vjedhur leket e popullit dhe jeni paguar nga ruset.fshijeni opoziten nga qarkullimi.lulzim basha qenka kriminel dhe paska probleme me ligjin!!!nuk meriton te na komandoje me ne demokrateve!!ndihem i fyer qe na komandokan hajduta me cizme si puna ketij tipit me flok me boj lezbik bure

    Përgjigju
  • HAJDAR DEBIL REXHEP LEKA [KEPI ]: 19/06/2019 10:47

    O lyl a ke tu mbi vete një pik burrërrie ? Po pse u paraqite ti doje fakte pse nuk e mban fjalën. Bur flet e mban o dhjet e han o lyl.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)