Pas kreut të PD Lulzim Basha, pasditen e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës edhe financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi. Sipas prokurorisë ndaj tij rëndon akuza e falsifikimit dhe fshehjes së financimeve dhe është i dyshuar për çështjen e kontratave të lobimit të Partisë Demokratike.
Paraditen e sotme në organin e akuzës u paraqit edhe lideri demokrat Lulzim Basha duke i paraprirë paralajmërimit se nëse nuk do të paraqitej deri ditën e nesërme do të shoqërohej me forcë.
Liderit të opozitës iu komunikua zyrtarisht akuza si i pandehur për dosjen e lobimit rus në SHBA në fushatën e zgjedhjeve të 2017. Pas qëndrimit për rreth 45 minuta në Prokurori, Basha deklaroi në një prononcim për mediat se akuza është politike, pasi nuk ka asnjë provë kundër tij.
Ditën e djeshme në Prokurori ishte edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i cili ashtu sikurse lideri demokrat deklaroi jashtë dyerve të Prokurorisë së ndaj tij nuk ka asnjë provë.
Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani që u paraqit dje në prokurori, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.
Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë të përdorur për lobimin në SHBA. Sipas burimeve të Shqiparja.com, Prokuroria e Tiranës është ndihmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe FBI duke e furnizuar me të dhëna dhe informacione.
Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t'i dënojnë deri ne 10 vite burg.
I kan thon Ristanit ik ier ti shif ca kan ca skan, q ta dim tja fusim per Mosk apo tvazhdojm vallen
Përgjigjuhmmmm bie era shtet me ne fund .nga iku gangesterlleku o legena sikur that qe nuk shkojm ne prokurori.nuk keni fjal burri ju jooooo
Përgjigju