Lobimi rus i PD-së në SHBA/ Ristani në prokurori si i pandehur: S'kam firmosur, nuk ka prova ndaj meje!

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, ndryshe nga kryetari i tij Lulzim Basha, vendosi sot që të paraqitet në prokurorinë e Tiranës pas fletë-thirrjes për dosjen e lobimit në SHBA. Në orën 14:00 ai ngjiti shkallët e organit të akuzës së kryeqytetit që po heton cështjen prej disa muajsh për t'u njohur zyrtarisht me akuzat. 

Ristani qëndroi në prokurori për më shumë se një orë, ndërsa pas daljes në një prononcim për mediat tha se nuk ka asnjë provë kundër tij dhe se akuza është e nxitur politikisht. "Nuk kam asnjë dokument që të kem firmosur, që unë të jem marrë me financa si zyrtar i PD-së.

Nuk kam asnjë bisedë me askënd brenda apo jashtë vendit që të ketë të bëjë me pagesat. Nuk kam pasur dijeni për këtë gjë, por as kuriozitet. Akuza është e ngritur politikisht, kësaj qeverie po i vjen fundi. Dhashë deklaratën time dhe unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori, akuza është e organizuar në mënyrë politike. Nuk ka prova" tha ai. Ndërsa avokati Ardian Leka shtoi se 'I kemi kërkuar nuk i kemi marrë provat'.

Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Basha nuk pranoi që dje të shkonte në prokurori duke kërkuar që më parë të njihet me faktet që ka nga hetimi, duke shtuar se atëherë do të ishte i gatshëm të shkonte. Prokuroria i lë kohë deri më 20 qershor për tu paraqitur, ndryshe të nesërmen më 21 qershor, do shoqërohet me forcë nga oficeri gjyqësor. Më 21 qershor është dita kur opozita do të mbajë protestën e 9 kombëtare kundër qeverisë.

Në thirrjen për t'u marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit, organi i akuzës, me firmë të tre prokurorëve, Ervin Karanxha, Gjergji tako dhe Kolë Hysenaj, thotë se nëse Basha nuk paraqitet në ditën dhe orën e caktuar pa pasur pengesë të ligjshme, urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.

Prokurorisë së Tiranës i janë dashur 20 muaj hetime për të dalë në konkluzionin se Lulzim Basha, kryetar i PD dhe dy funksionarët e lartë të kësaj partie duhen të merren të pandehur për financimin e dyshimtë të përdorur për lobimin në SHBA. Sipas burimeve të Shqiparja.com, Prokuroria e Tiranës është ndihmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe FBI duke e furnizuar me të dhëna dhe informacione.

Konkretisht, Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, akuza këto që rrezikojnë t'i dënojnë deri ne 10 vite burg.

Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri?  “Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.

“Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse (lexo ketu)

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtësia po vjen: 18/06/2019 22:51

    Ishte vërtet i padehur?

    Përgjigju
  • Papi: 18/06/2019 19:30

    Edhe sikur basha te thote skam firmosur nu vlen sepse ai eshte kryetar i pd dhe eshte pergjegjsi e tij Pak a shume si ajo makina me shpejtesi qe e kap fotografia dhe gjoba i shkon ne shtepi pronarit packa se pronari thote skam qene une por nderkohe mban pergjegjsi dhe paguan shkeljen ne baze te ligjit Morali Basha do jete burre ta mbaj mbi supe akuzen apo do tregoi kush i dha parate qe te letohet?

    Përgjigju
  • Vlore: 18/06/2019 16:07

    Hajde tani Luli behu Cjap i zgjuar

    Përgjigju
  • Edi Rama: 18/06/2019 15:52

    Perpara se ta pyesni i jepni nje dopjo raki ose fernet dhe menjehere do te zberthehet kompler

    Përgjigju
  • redu: 18/06/2019 14:51

    Veprumi i Ristanit eshte me se nirmal dhe tregon resoektin qe ja per ligjin , se dhe vet eshte jurust. Luli kjton se do mbulohet pilitikisht. Lul me USA jo ti por kane qene njerez shume te forte dhe jane gjunjezuar. Me mire zbato lgjin dhe shko vet oara prokurorise

    Përgjigju
    • Dada: 18/06/2019 18:29

      Cdo njeri personalisht do te mbroj veten.edhe Ristani eshte ok me veprimin qe ka bere. Ky proces ka filluar dhe do nje vendim per ta mbyllur suksese Ristanit ne gjykate

  • daku: 18/06/2019 14:47

    i Pandehur apo i Dehur ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja