Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë! (DOKUMENTI)

Tiranë- Gjykata e Apelit ka zbardhur sot (16 Janar) vendimin e marrë më 3 Janar për kthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për kreun e PD-së, Sali Berisha, i akuzuar dhe pandehur nga SPAK prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”.

Apeli i GJKKO zbardhi edhe arsyet e vendimit pse Engert Pëllumbi caktoi detyrim paraqitje për Sali Berishën.

Apeli i Posaçëm shprehet se:

"U la në detyrim paraqitje sepse është fushatë zgjedhore dhe është kreu i opozitës. Gjyqtarja e seancës paraprake nuk duhet të shuante masën e sigurisë pasi nuk kishte element të rinj"

Gjithashtu shtohet se 'nëse Berisha nuk paraqitet, SPAK ka të drejtë të kërkojë masë sigurie më të rëndë'.

Kërkesa ankimuese e SPAK erdhi pasi gjyqtarja e GJKKO, Floreja Davidhi liroi Berishën nga arresti i shtëpisë më 27 nëntor 2024. Tashmë ish-kryeministri mbetet i lirë, por do duhet të paraqitet dy herë në SPAK. 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave dhe hesapxhi! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë

Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave dhe hesapxhi! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë