Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se po punohet më tej për drafti për ligjin organik të Kuvendit, teksa tha se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka organizuar dhe një takim me të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare për të vijuar diskutimet.
Balla thotë se ligji për rregulloren e Kuvendit duhet të mbesë ‘partizan’ i institucionit dhe jo një ligj që e propozon Partia Socialistëve, por të jetë produkt i deputetëve.
“Di që dhe kryetari Kuvendit ka njoftuar një takim me drejtuesit e grupeve parlamentare për ligjin organik të Kuvendit. E kam thënë sa herë në komunikime që jemi i vetmi institucion që rregullojmë me ligj institucionet e tjera dhe nuk kemi rregulluar vendin tonë. Mendoj që integrimi në një ligj të plotë, qoftë i ligjit për statusin e deputetit, që do të jetë kapitull i veçantë, dhe deputetët e opozitës, kur flet me ta jashtë kamerave e mbështesin një gjë të tillë se ka të bëjë me kretibilitetin e Kuvendit. Në themelin e parlamentarizmit është deputeti. Dakord që të filloj diskutimi për këtë por nuk dua të marr autorësinë se është punë që ka ardhur nga shërbimi i Kuvendit. Mirë është të mos politizohet. Të mbesë një ligj shumë partizan dhe jo që e bën PS dhe prandaj nuk do të përfshihemi”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
PS gati draftin për ligjin për referendumet: Në konsultim! Balla: Opozita e mirëpritur, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare (Projektligji i plotë)












