Drejtori i Arkivës së Shtetit: Dixhitalizuam 83 mijë foto nga ’44-‘90! Qytetarët të na bashkohen në pasurimin e detajeve për fotografitë që i përkasin komunizmit

TIRANË- ‘Gjeje gjyshin tënd’ është nisma më e re nga Arkiva e Shtetit, e cila i fton qytetarët t’i bashkohen për të plotësuar vakumet që ndodhen në arkivin dixhital për periudhën e komunizmit. Drejtori i Arkivës Ardit Bido tha në Report Tv se kanë arritur të dixhitalizojnë 85 mijë foto që i përkasin periudhës nga lufta e dytë botërore deri në vitin 1990.

Të gjithë qytetarët mund t’i shohin fotografitë e dixhitalizuara në fototeka.arkiva.gov.al, ku ata mund të ndihmojnë në pasurimin e detajeve. Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, drejtori i Arkivës thotë se qytetarët mund të japin detaje për fotot që shohin, si emra të personave që njohin ose të të afërmeve të tyre, moshën por edhe ngjarjet. Bido thotë se pasi merren këto detaje, verifikohen nga arkiva dhe nëse rezultojnë të vërteta shtohen në përshkrimin e fotove.

“Tashmë Kemi digjitalizuar setin e dytë të fotografive që i përket foto që kanë qenë negativ, të fotove të arkivit qendror të partisë. Nga lufta e dytë botërore deri në 1990. Në këto foto të dyta që janë pothuajse i njëjti numër, por kanë më shumë aktivitet. E vendosëm ta quajmë si nisma ‘gjeje gjyshin tënd’ duke qenë se aktivitet partiake gjatë komunizmit kanë qenë të atilla që është pothuajse e pamundur që në një vend të caktuar të mos jenë jo gjyshërit, por edhe prindërit tanë. Janë 85 mijë foto që janë negativët që janë kryesisht të arkivit qendror të partisë.

Të 17 mijë gjenden online ne faqen fototeka.arkiva.gov.al. Të gjithë mund t’i shohin si foto, me logo përkatëse, jo të mëdha, për të kuptuar ngjarjen historike, individët që janë mbi to. Përshkrimi fotografive ka dy elementë, përshkrim i përgjithshëm për vendin kur ne i kemi këto të dhëna, nga na tjetër janë të dhëna që në çastet kur i kemi i shtojmë, por kërkojmë edhe nga publiku i gjerë nëse gjejnë gjyshin e vet, apo edhe veten e vet, nuk e dimë që individi përkatës të ketë këtë emër, kërkojmë të shtojnë detaje që ne t’i verifikojmë dhe t’i shtojmë”, tha Bido në Report Tv.  

Synimi i Bidos është edhe ndërtimi i muzeut për të gjitha materialet muzeale që ka në dispozicion Arkiva e Shtetit, por ai thekson se kjo do të bëhet nëse do te kënë financimin e nevojshëm.

“Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës ka trashëguar edhe dokumentacion joarkivor. Ndër këto materiale janë materiale muzeale që ne planifikojmë, nëse do kemi financim, të ndërtojmë edhe muzeun, biblioteka që është online dhe fototeka që është e digjitalizuar prej dy viteve. Kanë qenë të digjitalizuara dikur tek 86 mijë fotografi nga rilindja deri në vitin 1944, përfshirë foto shumë të rralla që gjenden vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të arkivave, apo edhe foto të cilat janë konfiskuar gjatë periudhës pas luftës së dytë botërore”, u shpreh drejtori i arkivës.

Arkiva e Shtetit e ka nisur dixhitalizmin e fotografive prej katër vitesh, ku tashmë është pasuruar edhe  me fotografitë e arkivit qendror të partisë. Për dokumentet apo fotgrafitë që nuk janë të digjitalizuara, Bido thotë se studiuesit mund të bëjnë kërkesë për dixhitalizmin e materialeve që iu duhen.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion