Drejtuesja e Krimeve të Rënda kalon Vettingun, KPK: S'gjetëm indicie nga denoncimi për Donika Prelën

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari pasi hetuan dhe shqyrtuan dokumentacionin vlerësuan që Prela e kalon vettingun. Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda ishte e pranishme në seancën e sotme. Kryesuesi Roland Ilia u shpreh se vendimi për drejtuesen e Krimeve të Rënda u shty nga data 29 janar kur ishte parashikuar për ditën e sotme për të verifikuar denoncimet në media, referuar akuzave nga Partia Demokratike. Sipas trupës gjykuese, në përfundim të verifikimeve nuk kishte asnjë indicie për të rihapur hetimet duke e konfirmuar kështu në detyrë.

"Pas një denoncimi publik, trupi gjykues njoftoi shtyrjen e seancës për zonjën Prela për ditën e sotme duke konsideruar të nevojshëm verifikimin e këtij denoncimi nëse duhej hapur hetimi. Verifikimet u kryen nga KPK-ja dhe përfaqësuesi i OMN-së javën e kaluar dhe çuan në përfundimin se nuk ekziston asnjë indicie serioze që mund të çojë në hapjen e hetimeve. Në datë 4 shkurt trupi gjykues u mblodh për të marrë vendimin për Prelën. Pas hetuam, dëgjuam dhe vlerësuam dokumentet në përfundim e konsiderojmë të përfunduar seancën e rivlerësimit. Donika Prela konfirmohet në detyrë" u shpreh trupi gjykues.

Por cfarë ndodhi në seancën dëgjimore? (lexo ketu) Kolona e pasurisë rezultoi me probleme për drejtuesen e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela. Sipas raportit të inspektoratit të deklarimit të pasurive zonja Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, cka u konfirmua dhe nga hetimet e KPK-s. KPK konstatoi se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003  deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.

Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, ku përfaqësuesi i ONM Teo Jacobs e cilësoi si një shije të keqe duke pyetur zonjën Prela. ONM gjatë fazës së hetimit i kishte drejtuar Prelës dhe pyetje për procesin ndaj Emiliano Shullazit pretenca e të cilit u bllokua për disa muaj si dhe procesin ndaj shtetasit L.R të hetuar nga Prela kur ishte drejtuese në Durrës. Po ashtu KPK gjatë hetimit gjeti edhe dy hua të konsideruara si të dyshimta një 15 mijë euro të marrë nga familja Prela tek një kushëri i tyre dhe një hua tjetër në të cilën bashkëshorti i kryeprokurores kishte ndërhyrë për ta marrë një person i tretë.

Pas seancën dëgjimore Partia Demokratike akuzoi se Prela nuk e justifikon pasurinë. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në deklarimet e bëra nuk justifikon pasurinë e saj, duke filluar nga një apartament që ajo ka blerë kohët e fundit nga administratori i një kompanie, që është konflikt interesi pasi po hetohet nga institucioni që ajo drejton (lexo ketu). Ndërkohë që Alibeaj kërkoi që "përpara se të japë vendimin për Donika Prelën, KPK duhet të verifikojë nga kamerat e sigurisë a është takuar drejtuesja e Krimeve të Rënda në nëntor-dhjetor të vitit të kaluar me anëtaren e vetingut Valbona Sanxhaktari dhe a është pjesë e dosjes 339, duke u kapur në përgjim me Astrit Avdylajn?" (lexo ketu).

Por pas akuzave nga PD-ja reaguan dy prokurorët e dosjes 339 (dosja e grupit të Shijakut) Vladimir Mara dhe Dritan Prenci, të cilët deklaruan se Donika Prela nuk rezulton që të jetë e përfshirë. Denoncimet e Partisë Demokratike bënë që KPK-ja të shtynte vendimin për të bërë verifikime të tjera, nga të cilat sipas trupës gjykuese nuk u gjetën indicie për të rihapur hetimin duke e konfirmuar në detyrë drejtuesen e komanduar të prokurorisë së krimeve të rënda.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 05/02/2019 17:47

    Vazhdojeni pisllekun se do tju zere ne fyt o maskarenj. Po te pakten pse i nxirni publik pislleqet e pastaj pa piken e turpit i kaloni. Po ju duket sikur jeni ne ngritje por fundi eshte i temerrshem nuk po kuptoni gje, jeni naivë.

    Përgjigju
  • konjak: 05/02/2019 14:36

    Ka nje thenie;sheh fiku fikun e piqet.Si duket edhe punonjesit e drejtesise shikonin njeri tjeterin e vidhnin.Mirpo, nese fikut, nuk ivjen koha ,nuk piqet asnjehere.Por drejtesise i erdhi koha tamam ,kohen ia pregatiti politika.Dhe punonjesit e drejtesise ,vodhen e hengren,pa torua ,mbushen thaset e barkun,dhe perseri jane te pa ngopur.Mirpo tani ,filloi tu cirret edhe thesi edhe barku,nga lakmia pa kufi.Megjithate ,nese opozita nuk eshte roje vigjilente,-pushteti e kane natyren e saj- ,ben leshime ,per ti perdorur me pas ne interesin e saj.Populli duhet ti mbroje institucionet,sepse ato jane ,te tij dhe per te.

    Përgjigju
  • Alberti: 05/02/2019 14:25

    Mjerisht vetem per vetting te pandikuar nga politika nuk behet fjale. First half: Theo Jacobs vs Edi Rama 0-1. Second half kpa......coming soon...

    Përgjigju
  • Mandi: 05/02/2019 13:46

    Po L R pse sguxoni tja thoni emrin, Ledio Ruci, djali kryeparlamentarit te sotem, gramoz rucit, qe se bashku me robert kullen, trafikojne lende narkotike dhe asgje sju ndodh, vrane parukieren dhe serish asgje si ndodhi askujt.

    Përgjigju
  • Ops: 05/02/2019 10:05

    Tani qe kaloj fhe kjo vetingun te marrim femijet senky vend nuk behet. Kesaj i vjedhin zyren , ben evazion dhe nuk denohet , imagjino do bej kjo drejtesi. Mirupafshim dhe ta gezoni drejtesin e pavarur

    Përgjigju
    • Ouu: 05/02/2019 11:53

      Pse, ke ndonje gje qe di me teper se keto qe jane bere publike? Coja po ke , apo vec keto te Bashes me Mones, qe dhe keto i moren po nga vettingu?!

  • Kosovari: 05/02/2019 09:30

    Te gjithe te barabart para te drejtes.Nese denoncuesi ka sajuar,ka shpifur apo thjeshte ka genjyer dhe ata verteteohet nga kompetentet, Ata kompetentet, denoncuesin genejshtar-shpifes e sajues, duhet ta ndeshkojne per veprr penale shpifje,genejshter e sajes.Kjo do te ish5te e drejta e barabart per te gjithe dhe sicili para te drejtes eshte I barabart.

    Përgjigju
  • Bossi: 05/02/2019 09:08

    Eshte ber vetingu si pazari i qeverise kush con 500 kalon kush nuk con ngel nd klase eshte turp vetingun per mendimin tim mund ta kaloj 5 % e gjyq e proku te tjeret kan nxjer kriminela dhe hajduta nga burgu demin e ketyre plehrave po vuajne shqiptaret sepse nuk e zbatojn ligjin sic eshte por e zbatojn sic duana ata flm

    Përgjigju
    • Jotgaqi: 05/02/2019 10:34

      Skandal. Ju dhjevsha vettingun. Duket qe kalon vetem per aresye politike sepse kjo shtrembaluqe as per pastruese te prokurorise se meriton. Turp i madh. Do ta bejne dhe shefe te SPAK qe ti mbroje te gjithe hajdutet

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet