Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Sali Berisha

Nga sot, Sali Berisha është i lirë të shkojë në zyrë, në Kuvend dhe natyrisht në mitingje.

Kuptohet që asgjë nuk do ndryshojë në retorikën e tij kundër qeverisë dhe drejtësisë, pasi letrat janë akoma të hapura, sikurse asgjë nuk do të ndryshojë as në marrëdhëniet e tij me publikun dhe partinë, pasi ai i kishte të gjitha kushtet që të ligjëronte dhe takonte kë të donte.

Mbase gjykata i ka marrë dorën Ramës për këtë punë e mbase ka vepruar në kokë të vet, e trembur nga presioni i vazhdueshëm që politika bën ndaj tyre, por në fund, në rrafshin politik dhe prag zgjedhor, asgjë nuk ndryshon.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Berisha, Meta dhe kallamkusur, ishin rrugëve, e megjithatë humbën. Qenia rishtas në rrugë nuk ndryshon asgjë, madje për Ramën do të jetë shumë më mirë, pasi Berisha është i rrezikshëm nëse nuk do ishte prezent. Një Berishë mungues në publik do ta drejtonte fokusin e shqiptarëve drejt qeverisjes dhe Ramës. Në liri, në rrugë, në ekrane, iu rikujton shqiptarëve veleritjen 35 vjeçare. Ligjërimet e tij do iu kujtojnë ndryshkun. Për Ramën nuk është një sfidë elektorale prania e tij në publik. Përkundrazi, i duhet në rrugë, që nesër mos të thotë se humbi ngaqë nuk e lanë të lirë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN