Dukagjinasit në protestë për rrugën, Spiropali premton: Do ta ndërtojë qeveria, gati projekti

Dukagjinasit në protestë për rrugën, Spiropali premton: Do ta ndërtojë qeveria, gati projekti

Elisa Spiropali, Benet Beci dhe Majlinda Angoni

Banorët e Dukagjinit u ngritën dy ditë më parë në një protestë për herë të dytë brenda pak ditëve për të kërkuar ndërtimin e rrugës që lidh Shkodrën me njësitë vendore Pult, Shosh dhe Shalë të kësaj krahine.

Pas kësaj proteste pati një reagim të mazhroancës, fillimisht me deputetin Benet Beci i cili shprehu mbështetjen ndaj banorëve, ndërkohë që Bashkia e Shkodrës nënvizonte në një reagim se çdo investim dhe punë 'e pakryer' vjen si pasojë e "bllokadës" nga qeveria.

Ndërkohë që ministrja Elisa Spiropali, që është edhe e deleguar e PS-së në këtë qark, ka dhënë sot lajmin e mirë se është gati projekti për ndërtimin e rrugës me financim të qeverisë qendrore.

“Bashkë me Benetin, prefekten Majlinda Angoni dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, biseduam shtruar me përfaqësues të grupit organizator të protestës së drejtë për rrugën e Dukagjinit. Dukagjini është një thesar sa i njohur po aq i pazbuluar, i Shkodrës dhe i Shqipërisë. Për shkak të potencialit natyror, turistik dhe zhvillimor, ndonëse rruga është në inventarin e Bashkisë Shkodër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financimin e Qeverisë???????? ka bërë të mundur hartimin e projektit teknik”, shkruan Spiropali në Facebook.

Ajo thotë se prezantimi i projektit do të zhvillohet në një takim të zgjeruar në fillim të muajit prill dhe kostoja e realizimit të këtij investimi madhor po negociohet si pjesë e paketave të financimit të donatorëve ndërkombëtarë, në kuadër të një programi zhvillimi për Alpet dhe rajonin e Shkodrës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës