Teksa Altin Dumanit i mbaron mandati 3- vjeçar në krye të SPAK, të hënën do të zhvillohet ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani tek kreu i ri i SPAK Klodian Braho.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar zhvillimin e ceremonisë së kalimit të detyrës nga kreu aktual, Altin Dumani, te Klodian Braho që do të zhvillohet në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.
Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.
‘Ceremonia e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK). Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK’, thuhet në njoftim.
Komente











E mori detyren me shum pompozitet përtë bërë drejtësi dhe e mbydhi me faqe të zezë si vegla e Sali kriminelit.
PërgjigjuPo iken nje egomaniak qe nuk pati kurre deshire te bente drejtesi por vetem te bente protagonistin madje edhe te bente puç institucional.Njeri qe i hipi vetja ne qejf nga dekoratat e nderkombetareve qe ja conin te gatshme gjithe ceshtjet ndaj trafikanteve shqiptare e ky vetem leshonte flete arrestet. Nje prokuror qe qellimisht injoroi krimin shteteror te 21 Janarit,maskaren e Gerdecit dhe puçin e shtetit te vitit 1998.
Përgjigju