Dy arsye pse duhet refuzuar çdo debat me Berishën dhe të tijët

Dy arsye pse duhet refuzuar çdo debat me Berishën dhe të tijët

Ish kryeministri, Sali Berisha

Dy javë para zgjedhjeve, Sali Berisha ka bërë shpikjen e radhës me të cilën ai vetë i pari beson se e ka kapur kundërshtarin në befasi. Bëhet fjalë për kërkesën e përsëritur për debat në media teksa kundërshtari e ka shpallur atë të vdekur, të pakallaur prej kohësh. Në këto rrethana, injorimi që i bëhet nga Rama dhe kandidatatë e tij bën sens pasi kanë qenë të qartë para se Berisha të sajonte këtë ‘taktikë’. Dhe në fakt, vetë opinion publik nuk duket se ka një interes për debtatet e Sali Berishës që prej dy vitesh ka shkuar në çdo qytet mbi pesë herë me Foltoren e tij dhe së fundmi për fushatë. Shtoji kësaj edhe faktin që e kanë dëgjuar prej 30 vitesh nga mëngjesi në darkë.

Një raport i AMA-s për monitorimin e medias jepte shifra tronditëse deri diku. Them tronditëse sepse kur kanaleve telvizive iu vendoskan metrin, dilka se realiteti nuk është ai që na kanë thënë. Pra, media që anatemohet si e kapur nga Edi Rama, në fakt transmetonte Sali Berishën qindra minuta më shumë në javë sesa vetë kryeministrin, apo çdo politikan tjetër. Pas Berishës renditeshin me radhë aleatët e tij e deri tek Floriana Garo, si njerëzit që shfaqen në TV më shumë,  që prej 14 prillit. Kjo është arsyeja e parë përse nuk duhet asnjë debat me koalicionin Berisha-Meta-Dule-Ndoka.

Së dyti, kandidatët e koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ duket se problemin më të madh e kanë me publikun dhe jo me rivalin socialist. Që prej nisjes së fushatës, kryebashkiakë nga Selaniku ne Venecia, tek VIP-a si Rita Ora kanë shprehur publikisht mbështetjen për Erion Veliajn. Së fundmi madje edhe artistë demokratë që dikur i mbushnin sheshet Sali Berishës, si Ermal Mamaqi dhe Çiljeta Xhilaga.

Përballë këtyre mesazheve qëndrojnë kandidatët e Berishës dhe Metës që deri më sot s’ka dalë një personalitet qoftë t’u japë dorën në rrugë. Fjala bie, fushata e Belind Këlliçit duhet të gumëzhinte nga aktorë e regjisorë që protestuan para Teatrit Kombëtar. Në fakt, asnjë zë publik nuk pranon të atashohet. Madje as nga Partitë Popullore Europiane s’ka dalë dikush t’i urojë suksese Sali Berishës.

E kur s’i duan të ngjashmit t’i dëgjojnë e të fitojnë, si do të duan rivalët?

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës