Pse nuk u paraqitën në tender kroatët, që kishin shprehur më parë interes për këtë objekt?
Vite më parë, pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve është shprehur ky interes, veçse kushti i atëhershëm do të ishte që, nëse kompania nuk do të dilte me fitim, do të merrte subvencion nga shteti për pjesën e humbur. Ka qenë kjo, një nga pikat ku ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ai i Financave, Ridvan Bode, nuk kanë rënë dakord. Në një memo të tij, Olldashi shprehej se kundërshtimi i Bodes për koncensionin e kërkuar nga kroatët ishte në kundërshtim me politikën e qeverisë. Këto fërkime, si dhe shumë faktorë të tjerë, kanë bërë që subjekti të tërhiqet.
Kush mund të jenë faktorët e tjerë?
Faktor kryesor duhet të jetë, natyrisht, kriza globale, e cila ka bërë që kompanitë të kenë më pak likuiditete se më parë. Rruga nuk do të financohej nga buxheti shqiptar, por me mjetet financiare të vetë kroatëve. Tjetër pengesë duhet të jetë edhe situata aktuale politike. Të huajt e dinë se ç’ndodh në Shqipëri kur ndryshojnë pushtetet. Të parat që e pësojnë janë marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria paraardhëse. Të paktën, Berisha kështu veproi me trenin elektrik, apo projekte të tjerë, duke preferuar të paguante edhe gjoba.
/Shqiptarja.com