Bora Zemani ka hapur spektaklin ‘DWTS’ mbrëmjen e kaluar dhe nga postimet në rrjete sociale duket se Donaldi ka qëndruar në çdo moment pranë saj. Pas ribashkimit, dyshja është bërë e pandashme, por Donaldi nuk ka hezituar që ta ngacmojë Borën gjatë moderimit.
Në një moent në prapaskenë teksa lexon skaletën, ai i thotë “Je yll” dhe më pas i kërkon që kur të niset, të kthejë kokën pas që ta filmojë për rrjete sociale.
“Kur të ecësh, kthehu pak këtej se do bëj story e pastaj futu në skenë”, i tha Donaldi, i cili më vonë e pyeste se sa kohë i duhej që të përfundonte. Më pas, pamjet janë publikuar nga Bora, e cila dukej se kishte ankesa për të.
“Gjasme do ishe krahu im i djathtë e do më ndihmoje”, shkruan ajo. Në përfundim të emisionit, Donaldi kopjon pozën e Borës dhe me shaka thotë se ai është ylli i vërtetë.