E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka takuar në zyrën e tij Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH, Joni Keta.
Po ashtu, VanHorn ka takuar edhe ish-kreun Altin Dumani, dhe prokurorë të tjerë të SPAK.
Në postimin e Ambasadës Amerikane thuhet se gjatë takimit me Brahon edhe Ketën, Vanhorn ka theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.
Komente








Jo shume larg mbrapa murit te ambasades ndodhej nje hotel i vogel ku ne bodrumet e saj perdhunoheshin dhe drogoheshin studentet qe terhiqeshin zvarre nga rruga para shume vitesh kur ishte ne pushtet Berisha .Mbeshtja e Spak te behet e orientuar ne luften kunder krimit se depot e armeve dhe fushat me hashash u hapen u mbollen dhe u korren po ne qeverisjen Berisha qe sot po " ulerijn" per narkoshtet!! Shyqyr zotit ka shume deshmitare real per te ndihmuar prokuroret ne punet e tyre hetimore qe i bejn si brashka!! Sa per korrupsionin eshte nje kultur e rrenjosur Evropiane + Ballkanike qe do epoka te ndryshoj rrenjesisht po dhe perpjekjet nuk jane keq duhen bere. Mbeshtetje te plote meriton vetem populli shqiptar.
Përgjigju