TIRANË - Vllaznia u përmbys të dielën 1-2 nga AF Elbasani në 'Air Albania', për raundin e fundit të 'Final 4' dhe gjithë sezonit në Superligë. Me kombinimin e rezultateve ishte Egnatia që meritoi titullin kampion për këtë sezon, i treti radhazi për rrogozhinasit.

Ndërkohë, në kampin shkodran gjërat duket se nuk kanë shkuar siç duhet edhe në aspektin mes stafit dhe futbollistëve. Mediet raportojnë se trajneri Edi Martini është përplasur me mbrojtësin brazilian, Andrey Yago. Madje Top Channel shkon më tej duke shkruar se trajneri Martini e ka pështyrë në fytyrë 28-vjeçarin.

Gjithçka duket se lidhet me mosaktivizimin e Andrey Yago nga minuta e parë. Mbrojtësi ka luajtur 45 ndeshje sezonin e fundit me Vllazninë në të gjitha kompeticionet, ndërsa dje u la në stol. Kjo duket se ka sjellë edhe përplasjen mes palëve.

Pas kësaj ndodhie, vetë Andrey Yago ka bërë një reagim në kanalet e komunikimit. Ai ka shpërndarë 'Proverbin 16' nga Bibla dhe ka nënvizuar vargjet nga 17 deri te 19-ta.

Yago prej dy vitesh e gjysmë është pjesë e Vllaznisë, ndërsa pas duelit të djeshëm kontrata e tij me shkodranët ka përfunduar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
Sherri me Edi Martinin, mbrojtësi Andrey Yago i citon Biblën trajnerit: Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia

1780315744_andreyyagodasilvamesquita.jpg

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, u raportua se në ndeshjen kundër AF Elbasanit pati një sherr me mbrojtësin e tij, Andrey Yago. Madje mediet shkojnë edhe më tej duke thënë se Martini e pështyu në fytyrë brazilianin.

Pas kësaj ndodhie, vetë Andrey Yago ka bërë një reagim në kanalet e komunikimit. Ai ka shpërndarë 'Proverbin 16' nga Bibla dhe ka nënvizuar vargjet nga 17 deri te 19-ta.

"17 Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij.

18 Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

19 Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët", thuhet në vargjet e nënvizuara nga Yago.

Këtë mesditë Vllaznia njoftoi rinovimin me dy vite për trajnerin Edi Martini, ndërsa mbrojtësi duket se do të largohet nga Shkodra pas dy vitesh e gjysmë, pasi i përfundon kontrata.

Reagimi i mbrojtësit Yago