‘Edhe muret kanë veshë’, projekti që zgjohet me 6 qytetet në Ditën e Europës

‘Edhe muret kanë veshë’, projekti që zgjohet me 6 qytetet në Ditën e Europës

Fakulteti i Politeknikut

Është vërtet rrezik injorimi i vuajtjeve masive gjatë regjimi komunist dhe rritja e një klime harrese për këto vuajtje, ashtu si edhe nostalgjia për ditët kur Shqipëria ishte nën regjimin komunist. Gjatë regjimit barbar komunist jetët e njerëzve u vodhën, skllavëria ndodhi, shqiptarët u persekutuan, vrasjet masive ndodhën si dhe torturat dhe abuzimet në ccdo nivel të jetës.

Alketa Mripa Xhafa

 Alketa Mripa Xhafa, e cila në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka realizuar Instalacionin e saj më një grup artistësh në kuadër të projektit “Edhe muret kanë veshë”. Sipas saj ky instalacion, ishte një krijim shumëdimensional i kujtesës kolektive për ata që u dënuan, humbën lirinë apo jetën në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste.

Frazat apo thëniet që përshkruajnë tragjedinë njerëzore të shkaktuar nga krimet e komunizmit  janë shkëputur nga dorëshkrime, dokumentime, apo arkiva personale të individëve të burgosur apo internuar dhe janë përzgjedhur nga dëshmitë gojore të të mbijetuarve.

Me to, Alketa M. Xhafa ka krijuar një narrativë të zgjeruar, ku frazat lidhen me njëra-tjetrën, duke shfaqur aspekte të ndryshme të totalitarizmit. Shprehjet, dikur të ndaluara, do të projektohen në formate të mëdha, në të njëjtën datë (8 maj 2018) dhe në të njëjtën kohë (ora 20.00) në fasadat kryesore të qyteteve, deri në agimin e Ditës së Europës, duke riafirmuar vlerat europianiste, që ishin dhe vizioni i rrëfimtarëve.

Platforma e komunikimit “Edhe muret kanë veshë” që nis mbrëmjen e 8 majit në Tiranë deri në agimin e datës 9 maj, Ditës së Europës, vijon edhe në Shkodër, Berat, Korçë, Tepelenë, Gjirokastër . Përgjatë gjithë natës në sheshet kryesore të gjashtë qyteteve është projektuar në të njëjtën ditë e kohë instalacioni  i Xhafës që mban moton "Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar". Në sheshet qendrore të qyteteve të mësipërme janë ftuar të ndjekin instalacionin qytetarë, të rinj e studentë, përfaqësues të politikës dhe trupit diplomatik, të institucioneve publike dhe joqeveritare, të artit, kulturës dhe medias.

“Platforma e komunikimit "Edhe muret kanë veshë" synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi krimet e së shkuarës komuniste e të inkurajojë dialog me universitetet, akademikët, komunitetet lokale, të mbijetuarit e krimeve të diktaturës komuniste, mediat dhe publikun e gjerë. Fushatakulmon me një instalacion artistik dhe vijon me përmbledhjen të historive personale të të mbijetuarve të krimeve të diktaturës ose të familjeve të tyre.

Ndërkohë artistes kosovare Xhafa i janë bashkuar një ekip ekspertësh të artit dhe komunikimit, të cilët kontribuojnë në aktivitetet ndërgjegjësuese të kësaj platforme. Përmes artit, projekti synon t’i njohë dhe t’i ftojë për reflektim të rinjtë, komunitetet dhe publikun e gjerë me trashëgiminë e së shkuarës.

Është përballja me të vërtetën ajo që e çon shoqërinë drejt shërimit e që rivendos ekuilibra;rehabilitimi i viktimave, ridimensionimi i figurës së të pafajshmëve dhe nderimi i sakrificës së atyre qënia dolën me dinjitet njerëzor është hapi i madh që hedhim sot.

Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

”Edhe muret kanë veshë” është vepër komplekse, e para e këtij lloji në Shqipëri për nga përmbajtja sociale dhe dimensionet instalative. Aktivitetet e saj organizohen në kuadër të projektit "Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar", i zbatuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen e PNUD Shqipëri dhe Qeverisë së Italisë.Instalacioni artistik mbështetet financiarisht edhe nga Ambasada Amerikane dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve!  Në makinë nuk kishte GPS, atentatorit me dy mjete deri pranë vilës

Atentati ndaj Gentian Bejtjes, bie poshtë pretendimi i 2 të arrestuarve! Në makinë nuk kishte GPS, atentatorit me dy mjete deri pranë vilës