Eduard Zaloshnja: Fieri, qarku ku PS-ja synon 10 mandate

Eduard Zaloshnja: Fieri, qarku ku PS-ja synon 10 mandate

Foto ilustruese

(Analizë në kuadrin e një cikli paraprak analizash elektorale për 12 qarqet e Shqipërisë)

Qysh kur në Shqipëri u adoptua sistemi zgjedhor rajonal (ku në secilin qark zhvillohet garë më vete), PS-ja është luhatur mes 9 dhe 10 mandateve parlamentare në Qarkun Fier, të cilit i kanë takuar 16 mandate gjithsej deri më sot. Kështu, më 2009 dhe 2013 ajo mori 9 mandate parlamentare në qark, më 2017 mori 10 mandate, dhe më 2021 mori përsëri 9.

Por shumë ujë ka kaluar në Lumin Seman qysh atëherë. Kështu, numri i shtetasve që figurojnë në regjistrin e Gjendjes Civile të qarkut është pakësuar në krahasim me qarqet e tjera.

Si rezultat, gjasat janë të mëdha që Qarku Fier të mbetet me 15 mandate parlamentare, nga 16 që kishte deri më 2021. Gjithashtu, LSI-ja, e cila ka qenë e fortë në këtë qark në zgjedhjet paraardhëse, është dobësuar kohët e fundit, ndërsa PDIU-ja duket se do të futet në zgjedhje në bashkëpunim me PS-në.

Në zgjedhjet lokale të 2023-shit, 6 kandidatët për kryebashkiakë të PS-së morën 63% të votave gjithsej në qark. Një rezultat me rritje të ndjeshme ky në krahasim me 2021-shin, kur  kandidatët për deputetë të PS-së morën vetëm 52.7% të votave në qark. Të mos harrojmë që në ato zgjedhje PS-ja mori 8,412 vota më shumë seç i duheshin matematikisht për 9 mandatet që siguroi në Qarkun e Fierit.

Duke analizuar të dhënat e 580 qendrave të votimit në Qarkun Fier në zgjedhjet e 4 vjetëve të fundit, rezulton se PS-ja është më afër 10 mandateve, sesa 9 mandateve në qark.

SHËNIM: Në qoftë se PDIU-ja (e cila ka përkrahje të qëndrueshme në Qarkun Fier) futet në koalicion me PS-në, rritet probabiliteti që PS-ja t’i arrijë 10 mandatet në qark.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Lopez në një lidhje me Kevin Costner? Çifti kalojnë pushimet bashkë

Jennifer Lopez në një lidhje me Kevin Costner? Çifti kalojnë pushimet bashkë