Nga sondazhi që realizova para pak javëve, më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 800 mijë banorë të rritur të vendit anojnë djathtas politikisht – vlerësojnë më shumë Ahmet Zogun ose Sali Berishën, krahasuar me Enver Hoxhën, ose Ramiz Alinë, ose Fatos Nanon, ose Edi Ramën.
Këtyre katër të majtëve politikisht, po t’u mbledhësh aritmetikisht simpatizantët, bëhen mbi 1 milion e 100 mijë banorë të rritur të vendit. Me pakë fjalë, një sondazh i tillë vlen si letër lakmusi statistikor për animin politik aktual të popullsisë së rritur në Shqipëri.
Nga sondazhi i fundit më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 400 mijë banorë të rritur të vendit ishin gati të votonin për PD-në, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme. Pra, 100 mijë më pak se sa votuan për të më 11 maj 2025, dhe 400 mijë më pak se sa është rezervuari i votuesve potencialisht të djathtë…
Në muajt e fundit, Salianji po zhvillon foltore paralele me të Berishës, me synimin që t’i galvanizojë pikërisht ata 400 mijë të djathtë të këtushëm të zhgënjyer nga ky i fundit. Duket se synimi i tij është rritja e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet e ardhshme. Ama, për sa kohë Berisha deklaron se Salianji e ka përjashtuar veten nga PD-ja, këtij të fundit do t’i duhet një përpjekje titanike publike për t’u bërë zë konkurrues brenda PD-së!
Komente












Thjeshte konfirmove edhe zgjedhjet qe jane bere ne nje shekull shtet shqiptar. Populli shqiptar ka qene historikisht me prirje te majte ne shumicen e vet. Te ashtuquajturit te djathte pas ‘90 kane fituar vetem nje here. Dhe keto kane qene zgjedhjet e viti ‘92 qe populli ishte i etur per te ndryshuar por kur e pa se cfare ishte kontigjenti ne PD, dhe sidomos maja e PD, atehere ndryshoi mendim nje here e pergjithmone. Ndersa zgjedhjet e tjera qe ka fituar PD kane qene thjeshte makinacionet elektorale qe e kane sjelle ne pushtet. Prandaj vetem nese gjendet ndonje makinacion tjeter elektoral mund ta sjelle PD ne pushtet. Kuptohet pa Saliun. Sepse sa te jete Saliu ne PD nuk ka me makinacion qe ta sjelle ne pushtet PD.
PërgjigjuEpo mjaft e quajte parti e djathtë pd-në!! Nuk ka qenë asnjë ditë parti e djathtë, kurse sot nuk është më as parti, është bandë.
Përgjigju.....400 mijë kriminel për 2 million banorë, shumë janë.....
Përgjigju