Efekti i turizmit/ Eksperti në 'Repolitix': Ky sektor po bëhet lokomotivë! Dervishaj: Ka rritje, por nuk ka menaxhim

Sektori i turizmit po përjeton një rritje të fuqishme në vendin tonë teksa mijëra turistë vizitojnë Shqipërinë çdo ditë. Mirëpo ky sektor në Shqipëri ende nuk është konsoliduar megjithëse rruga ku ka hyrë duket e mbarë. Në 'Repolitix'  Report Tv, mbrëmjen e sotme, ekspertët shprehën analizat e tyre për Denis Mingën.

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi nënvizoi se duhet edhe një strategji për turzimin që të kthehet në një sektor të qëndrueshëm.

'Sektori i turizmit është bërë pesha kryesore e GDP. Kemi 4.5 miliard euro xhiro. Kemi investime të theksuar, në akomodim, infrastrukturë. Sot realizon deri 21% të GDP. Po bëhet lokomotivë. Nëse do ketë strategji si sektor prioritar mund të bëhemi lider në të ardhmen edhe në rajon. Aeroporti në vend të parë në rajon, dyndje të jashtëzakonshme. Kemi nevojë të axhustojmë për politika që zhvillojnë këtë sektor. Që sjellin të ardhura, dhe rritje të punësimit. Ky sektor tërheq dhe zinxhirin e vlerave. Duhet  zhvilluar dhe bujqësia, agroturizmi.

Të stimulohet një strategji për turizmin që është sektor prioritar. Çelësi i suksesit janë sipërmarrjet private. Kanë arritur të ndërtojnë një model që sjell rezultat edhe për ekonominë shqiptare, për dyndjen e të ardhurave në buxhet. Duhet menaxhuar si sektor prioritar dhe duhen menaxhuar dhe sektorët e tjerë derivatë të këtij sektori. Jemi gjithmonë novatorë, në mënyrën si menaxhojmë biznesin. Në Shqipëri gjen të gjitha kuzhinat e botës. Nuk po them që kemi lokalet më të mira në rajon, nuk po them që kemi lokalet më të mira', shprehet Bardh Sejdarasi.

Planifikuesja urbane, Doriana Musai  theksoi se ngritja e turizmit në vendin tonë mund të rrezikoj në të ardhmen mbiturizmin, pra mund të ketë ngopje të turistëve që vijnë në vendin tonë. Që të shmanget kjo duhet strategji dhe qëndrueshmëri.

'Ajo që mungon është planifikimin e turizmit. Është punuar me reklamën. Por nuk ka planifikim. Nga ana e shtetit duhet planifikuar turizmi. Duke punuar me marketingun rrezikohet me over turizmin. Ksamili duhet identifikuar me emrin e vet dhe identitetin e vetë.  Është çështja e planifikimit të gjithë sektorëve të turizmit. Të varësh gjithë ekonominë tek turizmi është rrezik i lartë. Është sektori i paqëndrueshëm. Mbiturizmi mund ta shkatërrojë sektorin. Prandaj duhet planifikim. Ne jemi në ngjitje, në një moment kurba do ngopet dhe mund të ketë rënie', shprehet Musai.

Eksperti i turizmit, Luan Dervishaj shprehu rezervat e tij lidhur me shifrën 10 milion, në të cilën sipas tij vetëm 2 apo 3 milion janë të huaj, pasi pjesa tjetër janë shqiptarë që jetojnë jashtë.

'Janë dy refrene, turizëm në rritje por nuk menaxhohet. Bëhet një sistem ekonomik kompleks. Nëse nuk ndërtohet një platformë analize të mirë vijon paqëndrueshmëri. Bëhen diskutime, nëse nuk kuptojmë kemi sukses apo jo do kemi devijime. Turizmi shqiptar, këto numra sa kanë hy apo regjistru nga policia por nuk kemi analizë. Kjo është problemi planifikohet apo jo. Ajo çfarë nuk interpretojmë, deri tani edhe sot 2 të tretat e turistëve kanë qenë shqiptarë. 1/3 janë të huaj që vijnë për të eksploruar Shqipërinë. Ka ardhur zhvillimi i ofertës në malësi dhe bregdet. Ne jemi pjesë e tregut të mesdheut dhe në Mesdhe ka 400 milion vizitor në vit. Shtete kryesore kapën 1/4. Nëse marrim pjesën tonë prej vitesh ne do kishim 6 milion të huaj. Ne kemi 2 apo 3 milion të huaj që vijnë këtu nga 10 milionshi', nënvizoi Dervishaj.

Eksperti i turizmit, Feriolt Uzuni tregoi pikat kyçe ku po investojnë të huajt në vendin tonë, si Gjiri i Lalëzit apo në Vlorë poshtë Llogarasë.

'Të huaj që investojnë në pasuri të patundshme. Në Gjirin e Lalëzit kemi dy ndërtime. Kemi në Vlorë, bregu poshtë Llogarasë. Ka interes akoma. Kam një grup investitorësh të huaj që kanë ardhur këto ditë për ta parë ku mund të investojnë. Synojnë vetëm njësitë akomoduese. Por nuk përbën atë që duhet ta mbajë turistin tek ne. Ne e morëm turistin, ça ti bëjmë ta lëmë në hotel? Duhet të mësojmë që si ta bëjmë turistin e huaj të shpenzoj këtu tek ne. Shpenzimet e turistëve këtu janë nga më të ulëtat se në rajon. Duhet të mësojmë të shesim', tha Uzuni.

Ndërkohë Musai vijoi më tej argumentin duke nxjerrë në pah problematikën në lidhje me bashkëpunimin e shtetit me operatorët turistikë. Ajo shtoi se problem janë edhe ndërtimet e shumta në bregdet, gjë që ka shkaktuar edhe mbikonsumim në bregdet, sidomos në Golem apo Vlorë dhe Sarandë.

'Mungon bashkëpunimi me njerëzit që punojnë në këtë sektor. Funksionon ende shkopi, pra kontrolle, gjoba. Kryesore është diversifikimi i ofertave turistike. Përqendrimi i turizmit në bregdet, kemi dhjetëra metra tokë në bregdet të humbur nga mbindërtimi. Shtojmë ndërtesa buzë detit, është shkatërruar plazhi në Golem. Ndikimi ynë në mjedis. Diskutohet nga qeveria që të shfrytëzohen zonat e mbrojtura. Janë hequr disa zona janë lënë që të zhvillohen. Kur të prishen ekuilibrat e natyrës pas 20 vitesh nuk do ketë më burime natyrore. Të shpërndahet turizmi në territor, bashkëpunim me qytetarët. Dhe të shpërhapim dhe të mos shkojmë në mbi konsumim. Është bërë e papërballueshme nga qytetarët tonë', tha Musai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Ja ku po investojnë të huajt në Shqipëri, Uzuni: Duhet ta mësojmë turistin si të shpenzoj tek ne

 

Eksperti i turizmit, Feriolt Uzuni në Repolitix tregoi pikat kyçe ku po investojnë të huajt në vendin tonë, si Gjiri i Lalëzit apo në Vlorë poshtë Llogarasë.

Më tej ai shpreh problematikën e shpenzimeve të turistëve gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, që sipas tij nuk mund të shpenzojnë dot aq sa duhet.

'Industria turistike është e brishtë nga natyra. Ka shembuj pandemie dhe lufte. Mund të goditemi dhe ne. Është stabil, kjo është fjalë e madhe. Stabiliteti krijohet pas një historie 30 vjeçare me rritje dhe linjë të drejtpërdrejtë. Që të arrijmë atje duhet kujdes dhe luftë për politika qeveritare dhe investimet jo vetëm shqiptare por edhe të huaj. Të huaj që investojnë në pasuri të patundshme. Në Gjirin e Lalëzit kemi dy ndërtime. Kemi në Vlorë, bregu poshtë Llogarasë. Ka interes akoma. Kam një grup investitorësh të huaj që kanë ardhur këto ditë për ta parë ku mund të investojnë. Synojnë vetëm njësitë akomoduese. Por nuk përbën atë që duhet ta mbajë turistin tek ne. Ne e morëm turistin, ça ti bëjmë ta lëmë në hotel? Duhet të mësojmë që si ta bëjmë turistin e huaj të shpenzoj këtu tek ne. Shpenzimet e turistëve këtu janë nga më të ulëtat se në rajon. Duhet të mësojmë të shesim. Duhet të mësojmë të shesim paketat që paratë ti harxhojnë këtu. Ka turistë që thonë donim të shpenzonim por nuk kishim se si.'

Ora 21:39
'Varja e ekonomisë tek turizmi, rrezik i lartë', Doriana Musai: Mund të ketë mbingopje të turistëve me Shqipërinë

 

Planifikuesja urbane, Doriana Musai duke folur për turizmin në 'Repolitix' theksoi se ngritja e turizmit në vendin tonë mund të rrezikoj në të ardhmen mbiturizmin, pra mund të ketë ngopje të turistëve që vijnë në vendin tonë. Që të shmanget kjo duhet strategji dhe qëndrueshmëri.

'Ajo që mungon është planifikimin e turizmit. Është punuar me reklamën. Por nuk ka planifikim. Nga ana e shtetit duhet planifikuar turizmi. Duke punuar me marketingun rrezikohet me over turizmin. Ksamili duhet identifikuar me emrin e vet dhe identitetin e vetë.  Është çështja e planifikimit të gjithë sektorëve të turizmit. Të varësh gjithë ekonominë tek turizmi është rrezik i lartë. Është sektori i paqëndrueshëm. Mbiturizmi mund ta shkatërrojë sektorin. Prandaj duhet planifikim. Ne jemi në ngjitje, në një moment kurba do ngopet dhe mund të ketë rënie. Nuk shfaqet një shenjë sigurie. Turizmi nuk mjafton. Tregu në qendër të Mesdheut ku kemi përballë Italinë, Kroacinë, Greqinë duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ruajmë rritjen. Do vijë një moment kur turisti do ngopet me njohjen.'

G.K/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roki: 20/06/2024 09:41

    Fuqia punëtore e kualifikuar që qëndron e punon në Shqipëri është kryesorja që ju nuk e vlerësoni. Po ju zhduken fshatrat, qytetet po ju zvogëlohen. Jeni në depresion social në çdo rajon të vendit.

    Përgjigju
    • Ikor: 20/06/2024 10:21

      Do ngelet vetëm hanxhiu me hanin e tij që pret jabanxhi.

  • Besi: 20/06/2024 08:39

    suksesi i turizmit nuk ka lidhje fare me reklamat ne televizor sa lidhet drejtperdrejte vetem ne menaxhimin e integruar te strukturave te ngritura me mjedisin dhe partneritetin me vendet e rajonit dy faktore qe do e rritin kete vit numrin e turisteve ne 20 milion dhe jo vetem bileta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik