Report Tv, ka mësuar se familja e 35-vjeçarit grek Konstantinos Kaçifas, kërkon që trupi i të ndjerit të kthehet në shtëpi.
Burimet bëjnë me dije se familja ka hequr dorë nga ribërja e autopsisë. Babai i djalit ka dorëzuar kërkesën tek autoritetet shqiptare si edhe ka njoftuar ambasadën greke.
Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe kthimin e trupit mund ta bëjë vetëm prokurori i çështjes.

Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Familja kërkon kthimin e trupit të Kaçifas në shtëpi, babai: Heqim dorë nga ribërja e autopsisë
