Ekskluzive/ Gjykata e Katanias
liron nga burgu mikun e Habilajt

Ekskluzive/ Gjykata e Katanias<br />liron nga burgu mikun e Habilajt<br /><br>
Fatmir Minaj, një prej katër shqiptarëve të arrestuar si pjesë e bandës së Habilajve mësohet se është liruar nga Gjykata për Liri e Catania-s, pasi ishte prangosur nga autoritetet italiane. Gjykata ka anuluar urdhër-arrestin per Minajn dhe prej dites se sotme ai do te jete nje qytetar i lire.

E njëjta gjykatë ka lënë në burg Moisi Habilajn dhe disa anëtare të tjerë të bandës së tij. Gjithçka nisi me publikimin ditë më parë të disa përgjimeve nga prokuroria me të njëjtin emër, në të cilat përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili e ka pranuar publikisht se Habilajt i ka kushërinj të largët.

Motivi i lirimit të Fatmir Minajt do të zbardhet nga gjykata pas 45 ditësh. Pjesë e 11 të akuzuarve për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, Minaj i lindur më 15.04.1962 banues në komunë Modica të Raguzës, njihet si person i afërt me Habilajt, të cilët i kishin besuar atij detaje dhe informacione lidhur me ngarkesat e drogës që shkonin nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Burimet bëjnë me dije se lirimi për Fatmir Minaj është vendosur gjatë ditës së enjte, ndërsa Moisi Habilaj do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve. Minaj është mbrojtur nga avokati Biago Mauricio Catalano, i cili gjithashtu mbron në këtë çështje edhe Moisiun, kreun e bandës “Habilaj”.

“Trendafili i erës” do të quhej aksioni, i cili do të rezultonte fatal për të dhe 10 shtetas të tjerë, ku do të shkatërrohej një prej bandave më të mëdha të trafikimit të kanabsit dhe sipas autoriteteve italiane vlera e drogës së sekuestruar arrin shifrën e 20 milionë eurove.

Bashkë me Minaj, në prangat e policisë së shtetit fqinj ranë shqiptarët Maridian Sulaj dhe kreu i bandës Moisi Habilaj, po ashtu edhe italianët Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti dhe Angelo Busacca. Disa ditë më vonë u arrestua edhe Nazer Seiti ndërsa në kërkim janë Florjan Habilaj dhe Armando Sulaj. Policia italiane ka kërkuar edhe ndihmën e kolegëve në Shqipëri, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit

Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit