EKSKLUZIVE/ Pastrim parash dhe evazion tatimor, Tatimet i bllokojnë llogaritë bankare Syri Tv

EKSKLUZIVE/ Pastrim parash dhe evazion tatimor, Tatimet i bllokojnë llogaritë bankare Syri Tv

Cim Peka me Sali Berisha ne Syri Tv

Televizioni i familjes së Berishës, që çdo ditë pretendon t’u japë leksione ligjshmërie dhe ndershmërie kundërshtarëve politikë, është kapur nga Tatimet duke pastruar parà cash, duke mos paguar sigurimet shoqërore për gazetarët, duke shmangur tatimet mbi të ardhurat dhe duke mos pagurar TVSH-në. Pasi Tatimet kanë bërë kallzim në prokurorinë e Tiranës dhe i kanë vendosur një gjobë, Syri Tv, me një veprim tipik 'alla Berishë'' nuk e ka pranuar masën administrative dhe si efekt të mospagimit të gjobës, Tatimet i kanë bllokuar llogaritë bankare. Një aksion i parashikuar nga ligji në rast të tillë dhe që zbatohet si detyrim ndaj çdo biznesi që nuk respekton ligjet dhe rregullat tatimore. Mbetet deri tani e paqartë çfarë po bën prokuroria e Tiranës lidhur me kallzimin për pastrim parash.

Sipas informacioneve të mbledhura nga redaksia investigative e Shqiptarja.com, mësohet se mes 2022 dhe muajve të parë të 2023 Syri ka kaluar një kontroll tatimor të thelluar, siç ndodh për shumë biznese me lëvizje financiare të dyshimta, dhe gjatë kontrollit u zbuluan në fakt një seri shkeljesh tatimore shumë të rënda. Shkelja e parë ka të bëjë me një qarkullim shumë të madh të parave cash (derdhje/tërheqje) që futen në shoqërinë pronare të Syri Tv e që quhet “3DS & AF Entertainment” dhe në OJF-në “Qendra për Informim të Hapur” e cila është ortake e vetme me 100% e Syri TV. Pavarësisht kërkesave të përsëritura të Tatimeve, Syri TV nuk ka mundur të faktojë origjinën e parave cash. Prej kësaj rrjedh dhe denoncimi në prokurori për pastrim parash. Të ardhurat e arkëtuara në formë cash konsiderohen nga Tatimet edhe evazion fiskal dhe evazion i TVSH-së. Më pas, nga kontrollet mbi pagat, u zbulua se shumë nga të punësuarit (gazetarë, kameramanë, teknikë) paguhen zyrtarisht më pak se paga minimale e caktuar nga ligji dhe duke përdorur këtë metodë, Syri ka bërë evazion edhe të sigurimeve shoqërore.

Në fund të kontrolleve Tatimet kanë dorezuar një Njoftim vleresimi për detyrimet me një gjobë totale prej 24 milionë lekë të reja ndaj shoqërisë pronare të televizionit dhe pak më shumë se 1 milionë ndaj OJF-së. Skandali brenda skandalit qëndron në faktin se televizioni ka si administrator Gazmir Spahinë, ish-drejtor i Tatimeve në kohën e Berishës (i sapoemëruar si drejtues edhe nga Rithemelimi) dhe përdor si konsulente Brisejda Shehajn (duke e paguar në të zezë), ish-drejtoreshë e Tatimeve në kohët e para të qeverisë Rama. Pra dy superekspertë të tatimeve që sot kapen duke drejtuar një shoqëri që akuzohet se bën pastrim parash dhe evazion fiskal, e financuar dhe e kontrolluar nga familja Berisha e që çdo ditë akuzon gjysëm e Shqipërisë për abuzime dhe paligjshmëri. Pas hetimeve nga Spak për privatizimin e Klubit Partizani, për 21 janarin dhe masakrën e Gërdecit, edhe gjendja e Syrit shfaqet si një skandal i ri tepër i rëndë mbi shpatullat e familjes Berisha. Tamam siç Spak ka dokumentuar gjatë hetimeve të ish klubit Partizani (dhe siç është verifikuar nga një investigim i Shqiptarja.com mbi aferat miliardere të studios ligjore të Argita Berishës) edhe te Syri qarkullon një lumë parash cash. Nga e kanë origjinën dhe ku përfundojnë?

Pasi ka marrë një gjobë totale prej 24 + 1 milionë lekësh (të reja), duket se Gazmir Spahija është konsultuar me Shkëlzenin dhe me Cim Pekën dhe të tre kanë vendosur të veprojnë siç bën përherë Sali Berisha, pra të injorojnë ligjin, të sfidojnë institucionet dhe të mos paguajnë gjobat. “Askush nuk guxon të prekë mediat e opozitës”, kjo është formula që kanë zgjedhur. “Po guxuan do të themi se jemi viktima të një hakmarrje politike”. Ndërkohë një gjobë që nuk paguhet (edhe nëse bëhet një apelim në gjykatë) vazhdon të prodhojë kamatvonesa dhe sot vlera e dy gjobave ka arritur shumën 53 milionë lekë të reja, mbi gjysëm milionë euro. Kështu Tatimet vendosën të bllokojnë llogaritë bankare të shoqërisë dhe të Ojf-së që administrojnë Syrin.

Televizioni dhe portali i Cim Pekës tani kanë të drejtë aktualisht të paguajnë vetëm rrogat dhe sigurimet shoqërore të vartësve (pasi e parashikon ligji edhe kur llogaritë bankare janë të bllokuara), natyrisht vetëm pjesën e deklaruar në bankë. Dyshimi, mbi të cilin janë në proces verifikimet nga Tatimet, është se te Syri të gjithë punonjësit (përfshi edhe vetë drejtorin-inkuizitor Cim Peka) marrin në bankë vetëm një pjesë të vogël të rrogës reale (mbi të cilën shoqëria llogarit sigurimet shoqërore), ndërsa pjesën tjetër e marrin në cash të shpërndarë me zarfa të bardhë, mbi të cilin shënohet emri i punonjësit që thirret dhe i jepet zarfi nga kryefinancieri E.S. vetëm në kohën kur ka disponibilitet të parave cash. Një shkelje që përbën jo vetëm evazion fiskal, por edhe një provë tjetër të pastrimit të parave.  Në muajt e fundit Syri po vonon dhënien e rrogave dhe kur iu bllokuan llogaritë bankare, filluan të vonojnë edhe pagesat me zarfe duke shkaktuar protestën e punonjësve, shumë prej të cilëve janë të gatshëm ta denoncojnë publikisht këtë skandal.

Syri TV paguan në cash jo vetëm stafin e vet, por edhe analistët e programeve televizive (shumë prej të cilëve emra të njohur të gazetarisë, disa, moralistë pa moral, që çdo ditë pretendojnë se denoncojnë shkelje të ligjit nga të tjerët, por që pranojnë të bëhen bashkëpunëtorë në këto operacione evazioni dhe pastrimi parash duke marrë edhe ata zarfin që i jepet nga prezantuesi përkatës i emisionit) por edhe çdo shpenzim tjetër operativ dhe një pjesë të borxhit ndaj furnitoreve. Bëhet fjalë sigurisht për borxhe që kanë lidhje me blerje të faturuara, pasi në të vërtetë pjesa më e madhe e investimeve të bëra nga Syri që në themelimin e tij nuk janë bërë me faturë (pra janë paguar në cash) dhe për këtë arsye nuk janë të shënuara në bilanc.

Nga vijnë paratë cash që qarkullojnë te Syri dhe që përdoren për të mbuluar rrogat në të zezë dhe të gjithë shpenzimet e tjera? Shqiptarja.com po shqyrton me detajime pikërisht se në cilat dokumenta bazohet dyshimi i pastrimit të parave i denoncuar nga Tatimet dhe mbi të gjitha, në ç’pikë ka arritur hetimi i prokurorisë për këtë krim që, në të vërtetë, është kompetencë e Spak.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Të Vihet DREJTËSI!: 12/02/2024 16:09

    Kjo gjoja partia pd, që kurrë s'ka qenë një parti, poe veçse një grupim horrash e maskarenjsh, qe u bashkuan bashkë nën emrin e gjoja 'demokracisë për të vjedhur e zhvatur sa më shumë e sa më shpejt. Kjo partia e qelbur pd me krietarin e tij super kriminel e maskara, duhen që të shkrihen MENJËHERË dhe kjo gjoja partia opozitare e pjerdhur, DUHET TË SHPALLET "ORGANIZATË TERRORISTE" DHE TË DËNOHET ME LIGJIN PËR ORGANIZATAT TERRORISTE DHE TË VENDOSET UNANIMISHT PËR SHKRIRJEN E SAJ TË MENJËHERSHME DHE ATO QENTË QË KANË QENË SIPËR TË DËNOHEN ME VDEKJE!

    Përgjigju
  • Gripi: 10/02/2024 19:50

    Qimi evazion, Vajza e Fahri Balliut e implikuar ne germimet e Gerdecit dhe SPAK nuk e therret, Hysenbelliu i zhytur ne kredi mashtruese, evazion dhe mos pagim taksash etj etj. Nese nje njeri i thjeshte hap nje biznes te vogel e mbysin tatitem, taksat e bashkise qe pa w hapur qepenin. Keta qente e politikes nuk i prek njeri.

    Përgjigju
  • Lumja: 10/02/2024 14:29

    Per pastrim parash mbyllet televizioni dhe hiqet licenca nuk bllokohen vetem llogarite

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 10/02/2024 10:50

    Ah, mor Edi Rama.Edhe kete e sajove?Do ma lesh pa syrin e Qimes.

    Përgjigju
  • Ceni: 10/02/2024 04:38

    O qimoooooooo!!

    Përgjigju
  • Hahah: 09/02/2024 23:09

    CIM PYKA MALOKU QE ZDI MBAS 25 VJETVE NE TIRANE TE FLAS AKOMA SHQIP. DESHE TU BESHE SHOFER POR TE THAN HAJDE SE KEMI NJE VEND BOSH PER GAZETAR , EDHE JA KU ESHT REZULTATI

    Përgjigju
    • Or tej: 10/02/2024 16:20

      Shofer per makine apo per gamor or teeeejjjjj

  • KASAP RËXHËP BULE LEKA KEPI: 09/02/2024 23:02

    RROFT SALI BAJGA PO KUR SHQIPRIA SKA SHTET PSE MOS TË LIVADHISI QIMI PEKA ANALFABETI QË NA MËSON DEMOKRACIN E SALI BAJGËS. O E MJERA SHQIPËRI ÇFAR PO TË BËN TIPI QIMI I ZI.

    Përgjigju
  • Shqipja: 09/02/2024 22:25

    Rrofshin tatimet,prokuroria e gjykatat! Mbi te gjitha rrofte ligji dhe rregulli!

    Përgjigju
  • Komunisti: 09/02/2024 20:54

    Rrofte PPSh me ne krye komandantin legjendar Edvin Rama.

    Përgjigju
    • Lumo: 10/02/2024 18:52

      Rrofshin personat e partisë pëshurrt shqiptaro sllave.

  • Arditi: 09/02/2024 20:42

    Normale, piktori sdo asnje te guxoj te flasi kunder tij dhe narko-shtetit qe ka krijuar.

    Përgjigju
  • '":;,: 09/02/2024 17:20

    Kam nje menim ky televizion qe mos te bjen ne sy ta nrrojn emnin e te quhet "VESHI TV"dhe e te rrin se ça ash ka na ban edhe ky "PSHESH ME KOS A KA HAN SI TAN TJERT"

    Përgjigju
  • erti: 09/02/2024 16:44

    Po pra ekspertet e qeverise Rama. Imagjinoni kujt i kishte lene ne dore tatime dogana etj etj.

    Përgjigju
  • Rid: 09/02/2024 16:43

    Qim o Qim, po pse flet per te tjeret e nuk shikon shtepine tende o Qim. Eh o Qim e hengre me duket kete here, me evazion fiskal s`ka Strasbourg qe te kape ne dore o Qim

    Përgjigju
  • Loni: 09/02/2024 16:05

    Po si doli vendimi gjykaes kaq shpejt , apo behet me fletrrufe tani

    Përgjigju
  • Ladi poshtë ballkonit të non gratës: 09/02/2024 15:59

    Mos Çimi i pastër,i ndershëm ti boj këto punë nuk ka mundësi!Ore ju të Tatimeve dhe ju të Shqiptarja.com i bieni në qafë këtij bq byth lëpirësi i Familjes non grata,këtij turi derri, duhet nga SPAK ti hapen letrat për vrasje e nje goce,qe gjykatat e non gratës ja mbyedhn si byth lëpirës idenjtë i familjesm

    Përgjigju
  • Ar Tase: 09/02/2024 15:59

    Edhe po qe e vertet prap me duket si ne kohen e diktatures, qe nuk pranohen dot zerat opozitar. Ndersa 5 minstra te kesaj qeverie dhe dhjetra kryebashjkiak me dosje vjedhje korupsion dhe prap ai qe ka 10 vjet i hikur esht shkaku.

    Përgjigju
    • A...Zh: 09/02/2024 17:48

      Ar Tase, opozita duhet te clirohet nga krimi i organizuar, te korruptuarit e sidomos nga lidhjet e sherbimeve te huaja sekrete, armiqesore mdaj vendit tone.

    • Iuio: 09/02/2024 17:27

      Aman o Tase, njerez si ti sikur lexoni me sy ne prapanice. Shkruhet evazion fiskal, eshte bere nje vit kontroll. Ju thoni, ok le te jete e vertete, po eshte opozite kjo…opozite e ligjit i bie. Se ligji ne Shqiperi ka emer sipas teje! Tv a te jete çte doje u jep punojeseve pagen e deklaruar me pak se minimalja, tjetren e kalon cash, qe do te thote: 1. Shkrlje ligji, se nuk paguhet as minimalja; 2. Evazion, se nuk deklaron te ardhurat; 3. Pastrim parash. Ky merren keto shuma cash keshtu?!! Ligji eshte i njejte per te gjithe. Ju u ka mbetur mendja diktatura tek diktatura!!! Jo ore jo, duhet te jete diktatura e ligjit dhe pike! Duan te jene tv opozitare, te jene, ama te zbatojne ligjin! Nuk behet opozite me pare te pista gerdeci, se jane te lara me gjak!!! Mbrapa koke e kane te gjithe…

    • banda: 09/02/2024 16:46

      nuk behet opozita me rrugace e hajdute. ky eshte problemi ar tase se e kane kap opoziten kriminele ordinere si qimi me salen

  • gazetari: 09/02/2024 15:44

    Quajeni Zarfi TV se aty i kane syte te gjithe te zarfet e Zenit perfshi analiqistet Baton Haxhu vangjeli bushati briseda abilekaj etj etj

    Përgjigju
  • brumi: 09/02/2024 15:39

    Aleanca e qelbesirave. Populli i njef mire dhe do ti ndeshkoje deri ne fund malukatet!

    Përgjigju
    • tili: 09/02/2024 16:11

      Me varje maskarenjte. Rroft zeri i popullit.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh