Ekspedita shqiptaro-polake/Zbulohet një qytet i shekullit të 6-të në Vaun e Dejës

Ekspedita shqiptaro-polake/Zbulohet një qytet i shekullit të 6-të në Vaun e Dejës

Gërmime arkeologjike në Bushat

Në Bushat të Bashkisë Vau i Dejës ekspedita arkeologjike Shqiptaro-Polake deklaron se ka zbuluara një qytet, i cili daton nga shekulli 6 p.e.s. Sipas të dhënave, ky qytet shtrihet në një territor prej 20 hektarësh.

Aktualisht është zbuluar porta hyrëse e qytetit dhe muri rrethues i fortifikimin, i cili është i një trashësie prej 3 metrash, si dhe disa amfora.

( Arkeologët gjatë gërmimeve në Bushat )

Ende nuk ka një të dhëne të saktë se si është quajtur ky qytet, pasi të dhënat historike nuk janë të mjaftueshme. Duke folur për mediat drejtuesi i kësaj ekspedite, profesor Saimir Shpuza:

 Bëhet fjalë për një vendbanim që besohet se daton në shekujt III e II para Erës Sonë.

 Saimir Shpuza

Sipas profesorit polak, pjesë të ekipit duket se kemi të bëjmë me një qytet të panjohur të cilin shpresojnë ta identifikojnë së shpejti.

Interesante është se ndodhet në një distancë të afërt nga Shkodra dhe Lezha. Muri i fortifikimit është shumë madhështor, 3 metra e gjysme i gjerë . nuk e dimë ende emrin antik të këtij qyteti por jemi të sigurt se është një qytet i panjohur më parë.

 Piot Dyczek

Shpuza thotë se në këtë zonë nuk është bërë asnjë gërmim arkeologjik që në vitet ’80.

Materiali që kemi gjetur kryesisht na ndihmon për të identifikuar kuadrin kohor. Për momentin flasim për një periudhë të lulëzuar helenistike, nga shekulli i tretë deri në shekullin e parë Para Erës Sonë.

Saimir Shpuza

Zbulimi në fjalë, përveç rëndësisë arkeologjike dhe mundësisë për zhvillimin e turizmit, pritet të sjellë informacione mjaft të vlefshme për qytetërimin e hershëm të zonës.

I ndodhur në hyrje të rrugës së Bushatit në metrat e parë të një kodre, qyteti mendohet të ketë qenë i banuar deri në shekullin e parë para erës sonë. Bëhet fjalë për një sit që shtrihet rreth 15 hektarë për nga llogaritjet që kemi bërë për në stadin e sotëm. 

Bëhet fjalë për një sit shumë pak të njohur i pa përmendur nga burimet historike dhe që tregon për një dendësi jete qytetare në këtë zonë të Shkodrës.

Saimir Shpuza

Është një vend shumë interesant. Gjendet pranë dy qyteteve shumë të rëndësishme si Shkodra e Lezha. Vitin e kaluar ne realizuam një studim ndërdisiplinor të sitit, studime gjeofizike dhe rilevime topografike dhe këtë vit vendosëm të kryenim gërmimet. Rezultatet në këtë stad flasin se ne kemi zbuluar një qytet madhështor. Siç e shihni muri i fortifikimit është 3 metra e gjysmë i gjerë dhe shtrihet në një sipërfaqe shumë të gjerë. Ende nuk ia dimë emrin qytetit, por shpresojmë t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje vitet e ardhshme.

Profesori i Universitetit të Varshavës Piotr Dyczek

Profesori polak i arkeologjisë është shprehur para se të nisin gërmimet se:

Një nga dëshirat e mia ka qenë gjithmonë që të bëj gërmime në qytetin e Shkodrës, pasi është kryeqyteti i Teutës. Shkodra është një nga qendrat më të rëndësishme të ilirëve. Dhe pavarësisht kësaj të dhëne, në Shkodër nuk janë bërë gërmime për periudhën ilire. Nëse atje janë bërë gërmime sporadike, ato i kanë përkitur periudhës romake të vonë. Ne shpresojmë që në këtë zonë të zbulojmë qytete ilire dhe diçka më shumë për mbretëreshën Teutë. Janë vetëm pak vjet sundimi, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj. Për kohën që udhëhoqi, ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë.

Profesori i Universitetit të Varshavës Piotr Dyczek

 Ajo që e ka befasur profesorin e Universitetit të Varshavës, Piotr Dyczek është mirëqenia që kanë pasur qytetet ilire. 

Nga gërmimet tona kemi bindjen se ilirët kanë jetuar shumë mirë dhe nuk ka diferencë me Romën për nga niveli i jetesës. Deri para pak kohësh ka mbizotëruar mendimi se ilirët kanë qenë primitivë dhe kanë qenë grekët ata që u kanë imponuar kulturën e tyre, por unë mund të them se ilirët kanë qenë po aq të zhvilluar.

Profesori i Universitetit të Varshavës Piotr Dyczek

Piotr Dyczek mendon se gjurmët e “humbura” të ilirëve mund të gjenden jo vetëm në rrethinat e Shkodrës, por edhe në hapësirat rrotull. Ai është bazuar në vite të tëra studimesh dhe hulumtimesh të tij, jo vetëm në biblioteka të ndryshme, por dhe gjatë gërmimeve në terren.

Bashkë me specialistët polakë grupit i janë bashkuar edhe arkeologë shqiptarë, që po bashkëpunojnë në gërmimet. Ky projekt është miratuar dhe nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, dhe është një iniciativë e Qendrës së Studimeve Antike për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës, përfaqësuar nga vetë profesor Dyzcek. 

Marrëveshja e nënshkruar ka një afat 5-vjeçar dhe pasi është bërë survejimi në zonën e rrastë të qytetit antik, nga ura e re e Bunës, ura e Bahçallekut deri te Xhamia e Plumbit, po vijon edhe faza e dytë e projektit, që janë gërmimet në këto zona.

Në sipërfaqe arkeologët kanë bërë zbulime të rëndësishme, por duhet bërë një punë e thellë studimore. Gjithashtu mendohet nga specialistët e kësaj ekspedite se vlerat arkeologjike janë shtresëzuar, ndaj duhet të bëhen gërmime të thella nga 7-10 metra. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia