Eksportet i janë rikthyer rritjes në korrik, pas një performance të dobët në 6 muajt e parë të vitit. Sipas INSTAT, në korrik 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 28 miliardë lekë, duke u rritur me 3.6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 8.5%, në krahasim me qershorin 2019. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë, duke u rritur me 2.3%, në krahasim me një vit më parë dhe me 11.4%, në krahasim me muajin qershor 2019. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 miliardë lekë, duke u rritur me 1.1%, krahasuar me korrikun 2018 dhe 14.1%, në krahasim me muajin qershor 2019.
Por, si shtatëmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 80 miliardë lekë, duke u ulur me 2.6%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 377 miliardë lekë, duke u rritur me 2.6%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 197 miliardë lekë, duke u rritur me 7.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-ës.
Në muajin korrik 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë janë Kosova (7.3%), Spanja (42.1%), dhe Gjermania (17.1 %). Ndërsa si 7-mujor, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Kosova (24.4%), Gjermania (4.9%) dhe Maqedonia e Veriut (0.5%).
Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me korrik 2018 janë Italia dhe Greqia, kurse si 7-mujor janë Kina dhe Greqia.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23%
-
Keq
63%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 700
Lajme të tjera
-
BB: Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3% këtë vit! Biznesi të heqë dorë nga modelet “demode`”
11 Prill, 16:57
-
Viti 2024 po thellon krizën e sektorit të manifakturës! Në janar dhe shkurt eksportet e tekstileve ranë 38 mln €
24 Mars, 20:49
-
Analizë: Pse na e ngrë notën 'Standard & Poor’s'?
24 Mars, 18:02
-
Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar
18 Mars, 17:11
-
Shkëmbimi tregtar me Kosovën, Çoçoli: Rritje prej 28%, potencial për ta dyfishuar! Zusi: Duhet të kemi më shumë shkëmbim të produkteve bujqësore
8 Mars, 20:28
-
Programe mësimore nëpër shkolla për financat e kursimet! BSH miraton strategjinë e edukimit
27 Shkurt, 18:37
-
Fasonët humbje 110 mln euro, Prençe: Garancia sovrane do na ndihmojë! Kërkojmë që interesi i kredisë të jetë 0% deri 1.5%
22 Shkurt, 15:35
-
Eksportet e mallrave në pikiatë, në janar u tkurrën me 29%! Forcohet importi, INSTAT: U blenë jashtë 60 mld lekë mallra
19 Shkurt, 19:01
-
Fermerët e Korçës në protestë: 20 mijë tonë mollë pa shitur, na ka dëmtuar importi nga Serbia e Greqia! Qeveria të marrë masa
3 Shkurt, 10:13
-
Viti 2024 nis me rënien e besimit në ekonomi! Ndërtimi e turizmi, pesimizëm për aktivitetin dhe punësimin! BSH: Bizneset presin ulje çmimesh, konsumatorët pesimistë
1 Shkurt, 15:50
-
Konsumi e investimet do rrisin ekonominë me 3.7% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ndikim kryesor! Do merren dy eurobonde 1.2 mld euro deri në 2026
19 Janar, 16:12
-
Murtaja afrikane, Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura
17 Janar, 15:08