Ekstradimi i "Ben Qimes", Apeli e
shtyn seancën, nuk kishte avokat

Ekstradimi i shtyn seancën, nuk kishte avokat">
TIRANË - Ekstradimi në Itali i Arben Isufajt, i njohur në Fier me nofkën “Ben Qimja” do të vendosur në datën 3 prill. Gjykata e Apelit e Tiranës duhej të vendoste ditën e sotme për dërgimin e tij në shtetin fqinj, por zëvendësimi i avokatit ka bërë që trupa gjyqësore ta shtyjë seancën.
 
Avokati i parë i Arben Isufajt, mësohet se ka marrë një detyrë shtetërore dhe për këtë shkak nuk mund të mbrojë atë. Të ndodhur në këtë situatë familjarët kanë kontaktuar një tjetër avokat, Ardian Vishën. Të ndodhur në këtë situatë, trupa gjyqësore e drejtuar nga Fatmira Hajdari va vendosur shtyrjen për dy ditë të vendimit për ekstradimin e Ben Qimes.
 
Në datën 11 mars 2014, Gjykata e Tiranës e kishte lënë në arrest me burg Arben Isufajn. Ai doli sot para gjykatës për t'u njohur me pretendimet e prokurorisë , e cila i kërkoi gjykatës lënien në burg të biznesmenit fierak. I forti i Fierit rezultonte në listën e personave me kartelë të “kuqe”, pasi një mandat arresti është lëshuar nga autoritet italiane, që kërkon lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e tij në drejtim të shtetit italian.
 
Drejtësia italiane ka sjellë një dosje në Tiranë. Bëhet fjalë për disa dokumente të mbërritura nga Interpoli që konfirmojnë se shtetasi i arrestuar nga policia e Shtetit, është në kërkim ndërkombëtar dhe kërkohet nga drejtësia italiane.
 
Pikërisht ky dokumentacion tregon se Arben Isufi rezulton i dënuar me 30 vite burg për trafik droge në disa zona të ndryshme të Italisë. Pritet që brenda 40 ditëve autoritet italiane të sjellin pranë ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradimin e biznesmenit Arben Isufi, me qëllim vuajtjen e dënimit në Itali. Arrestimi i Isufit është kryer mbrëmjen e së dielës datë 9 mars 2014 nga forcat RENEA.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë