Ekstradimi i Seitit, Berisha: Të
arrestohet ministrja e Drejtësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaruar në mbledhjen e grupit të PD, se ministrja e Drejtësisë Gjonaj duhet që të arrestohet, pasi firmosi ekstradimin në Itali të anëtarit të grupit të ‘Habilajve’ Nazer Seitit. “Ministrja e Drejtësisë me ekstradimin që ka bërë duhet arrestuar në flagrancë. Ekstradimi ka qenë akti më i rëndë në drejtësi” mësohet se ka thënë Berisha.

Nazer Seiti u ekstradua pak ditë më parë në Itali në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Habilaj’ ndërsa prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet për 4 prokurorë, pasi kishte shkelje procedurale gjatë procesit.

Nazer Seiti kishte dy masa arresti me burg në Shqipëri për sasinë prej 4 ton drogë që u kap në Vlorë, por sipas prokurorisë së Përgjithshme mungesa e komunikimit mes Krimeve të Rënda dhe organit të Akuzës së Tiranës solli ekstradimin. 

Në mbledhjen e grupit Berisha ka folur edhe për negocimin që shteti shqiptar po bën me Greqinë për marrëveshjen e detit dhe dosje të tjera. Berisha i qëndron marrëveshjes së firmosur kur ishte në pushtet, pasi shprehet se qeveria Rama po bën gafa në negocim.

Për detin këta kanë bërë gafë në negocim” mësohet se është shprehur ish-lideri i PD. Por marrëveshjen e firmosur nga Basha në qeverinë Berisha për kufirin detar me Greqinë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e rrëzoi. 

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë