Mbifaturimi i energjisë elektrike është një problem që prek jo pak familje. Ky është edhe rasti i kunatit të Tonin Nikjarit, kunati i të cilit u mbifaturua për një biznes të cilin nuk e kishte në aktivitet. Ai ndodhet në emigracion, ndërkohë që biznesi i tij në Shqipëri ishte faturuar me rreth 1 milionë e gjysëm lekë të vjetra.

Pavarësisht ankesave të herë pas hershme problemi nuk gjeti zgjidhje derisa iu drejtuan 'Bashkëqeverisjes'.

"Kilovatët që i kanë ardhur në faturë nuk rezultojnë në matës. Shkuam te CEZ-i. Bëmë ankesën, nuk u zgjidh.

Erdhi dhe ai nga Italia, shkoi por nuk e zgjidhi dot. Më pas aplikoi te Bashkëqeverisja dhe problemi u zgjidh. Shkoi atje dhe u sistemuan të gjitha faturat. Nuk ka qenë gjë e vogël të paguaje 1 milionë e gjysëm lekë", thotë kunati i biznesmenit që jeton prej vitesh jashtë vendit.