EMRAT/ KQZ i kërkon Komisionit të Ankimimeve gjobitjen e 41 kandidatëve për kryebashkiakë, mes tyre Pjerin Ndreu me 7,2 mln lekë! 32 të PD-PL, 9 të PS, ja shifrat

EMRAT/ KQZ i kërkon Komisionit të Ankimimeve gjobitjen e 41 kandidatëve për kryebashkiakë, mes tyre Pjerin Ndreu me 7,2 mln lekë! 32 të PD-PL, 9 të PS, ja shifrat

Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kërkon ndëshkimin me masë disiplinore të gjobës ndaj 41 kandidatëve bashkiakë, shumica e të cilëve fitues, në zgjedhjet lokale të fundit në Shqipëri, 14 Maji 2023, për shkelje të Kodit Zgjedhor në fushatë elektorale.

Komisioneri Ilirjan Celibashi, i ka propozuar Komisionit të Ankimeve sanksionet në fjalë, me vlera nga 72 mijë, deri në rreth 500 mijë lekë gjobë, që do i kalojnë për llogari KQZ-së. Kandidatët janë kryesisht të forcave respektive, 32 nga PD dhe Partia e Lirisë (Koalicioni "Bashkë Fitojmë") dhe 9 nga PS.

Mes tyre bie në sy edhe emri i kryebashkiakut Pjerin ndreu, me 720 mijë lekë të reja gjobë (7,2 mln të vjetra).

"Në zbatim të nenit 173, pika 6 e Kodit Zgjedhor, Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative për kandidatin për kryetar bashkie, Bbashkia Lezhë, të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, me gjobë në vlerën 720 000 lekë", thuhet në kërkesë.

Teksa më tej vijohet edhe shpjegimi për të tjerët:

“Në zbatim të nenit 173, pika 5 e Kodit Zgjedhor, Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative dhe kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së, për 40 kandidatë për kryetar bashkie”, thuhet në shkresë.

Lista e kandidatëve është si më poshtë:
1.       Bashkia Belsh, të Partisë Socialiste, Arif Tafani, me gjobë në vlerën 206 000 lekë
2.       Bashkia Fier, të Partisë Socialiste, Armando Subashi, me gjobë në vlerën 138 910 lekë
3.       Bashkia Durrës, të Partisë Socialiste, Emirjana Sako, me gjobë në vlerën 75 859 lekë
4.       Bashkia Kuçovë, të Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari, me gjobë në vlerën 500 000 lekë
5.       Bashkia Roskovec, të Partisë Socialiste, Majlinda Bufi, me gjobë në vlerën 243 500
6.       Bashkia Librazhd, të Partisë Socialiste, Mariglen Disha, me gjobë në vlerën 125 490
7.       Bashkia Mat, të Partisë Socialiste, Agron Malaj, me gjobë në vlerën 80 000 lekë
8.       Bashkia Peqin, të Partisë Socialiste, Bukurosh Maci, me gjobë në vlerën 70 000 lekë
9.       Bashkia Krujë, të Partia e Lirisë, Agron Loka, me gjobë në vlerën 486 000 lekë
10.   Bashkia Miridtë, të Partia e Lirisë, Albert Mëlyshi, me gjobë në vlerën 300 000 lekë
11.   Bashkia Sarandë, të Partia e Lirisë, Ardit Cikuli, me gjobë në vlerën 259 958 lekë
12.   Bashkia Kamëz, të Partia e Lirisë, Arjan Hoxha, me gjobë në vlerën 72 000 lekë
13.   Bashkia Divjakë, të Partia e Lirisë,  Aurel Malko, me gjobë në vlerën 72 000
14.   Bashkia Shkodër, të Partia e Lirisë, Bardh Spahia, me gjobë në vlerën 445 280
15.   Bashkia Klos, të Partia e Lirisë, Bedri Hoxha me gjobë në vlerën 156 715 lekë
16.   Bashkia Kurbin, të Partia e Lirisë, Behar Haxhiu, me gjobë në vlerën 132 456 lekë
17.   Bashkia Tropojë, të Partia e Lirisë, Besnik Dushaj, me gjobë në vlerën 178 758 lekë
18.   Bashkia Bulqizë, të Partia e Lirisë, Dëfrim Fiku, me gjobë në vlerën 192 294 lekë
19.   Bashkia Gjirokastër, të Partia e Lirisë, Dorjan Lani, me gjobë në vlerën 72 000 lekë
20.   Bashkia Përmet, të Partia e Lirisë, Edmond Komino, me gjobë në vlerën 198 000 lekë
21.   Bashkia Devoll, të Partia e Lirisë, Elvis Hajdërlli, me gjobë në vlerën 223 762 lekë
22.   Bashkia Kolonjë, të Partia e Lirisë, Et’Hem Lumani, me gjobë në vlerën 169 000 lekë
23.   Bashkia Fier, të Partia e Lirisë, Evdar Kodheli, me gjobë në vlerën 192 000 lekë
24.   Bashkia Konispol, të Partia e Lirisë, Fatmir Shero, me gjobë në vlerën 172 000 lekë
25.   Bashkia Kavajë, të Partia e Lirisë, Fisnik Qosja, me gjobë në vlerën 392 220 lekë
26.   Bashkia Gramsh, të Partia e Lirisë, Hasim Çekrezi, me gjobë në vlerën 107 440 lekë
27.   Bashkia Fushë Arrëz, të Partia e Lirisë, Hil Curri, me gjobë në vlerën 72 000 lekë
28.   Bashkia Vlorë, të Partia e Lirisë, Hysni Sharra me gjobë në vlerën 452 311 lekë
29.   Bashkia Durrës, të Partia e Lirisë, Igli Cara, me gjobë në vlerën 368 135 lekë
30.   Bashkia Dibër, të Partia e Lirisë, Ismail Uka, me gjobë në vlerën 72 000 lekë
31.   Bashkia Kuçovë, të Partia e Lirisë, Lefter Maliqi, me gjobë në vlerën 170 000 lekë
32.   Bashkia Elbasan, të Partia e Lirisë, Luçiano Boçi, me gjobë në vlerën 72 000 lekë
33.   Bashkia Has, të Partia e Lirisë, Miftar Dauti, me gjobë në vlerën 95 948 lekë
34.   Bashkia Lezhë, të Partia e Lirisë, Pashk Gjoni, me gjobë në vlerën 171 000 lekë
35.   Bashkia Mallakastër, të Partia e Lirisë, Resmi Shanaj, me gjobë në vlerën 72 000 lekë
36.   Bashkia Librazhd, të Partia e Lirisë, Shefki Cota, me gjobë në vlerën 118 000 lekë
37.   Bashkia Rrogozhinë, të Partia e Lirisë, Shkëlqim Hoxha, me gjobë në vlerën 316 000 lekë
38.   Bashkia Patos, të Partia e Lirisë, Sofije Alushaj, me gjobë në vlerën 80 100 lekë
39.   Bashkia Berat, të Partia e Lirisë, Zija Ismaili, me gjobë në vlerën 105 840 lekë
40.   Bashkia Pogradec, të Partia e Lirisë, Zini Tollozhina, me gjobë në vlerën 188 000 lekë
41.   Bashkia Lezhë, partia Socialiste, Pjerin Ndreu, me gjobë 720 mijë lekë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
Denoncimi i KIRK për zgjedhjet e pjesshme të Himarës, KQZ propozon gjobitjen me 100 mijë lekë të kryebashkiakut Vangjel Tavo, pushohet hetimi për Blendi Klosin

Kryebashkiaku Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot edhe një nga denoncimet e depozituara në institucion nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KIRK) për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, të 4 Gushtit të këtij viti, ku u konstatuan shkelje administrative të Kodit.

Pas shqyrtimit, Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve gjobitjen me 100 mijë lekë të reja për Vangjel Tavon, kryebashkiakun socialist të Himarës, (në cilësinë e kandidatit shkelja), pushimin e hetimit administrativ për deputetin Blendi Klosi, në cilësinë e përfaqësuesit të PS për zgjedhjet dhe 4000 lekë të reja për Haide Dhulin, drejtor i shkollës së mesme “Qazim Pali” në Borsh.

Njoftimi i KQZ:

“Sot, u shqyrtua administrativisht denoncimin nr. 2 ID nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative për zj. Haide Dhuli, Drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Qazim Pali”, Borsh në vlerën 4000 (katër mijë) lekë dhe për z. Vangjel Tavo, kandidatit për bashkinë Himarë në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, si edhe pushimin e hetimit administrativ për z. Blendi Klosi, përfaqësues i Partisë Socialiste të Shqipërisë”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime

Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime