
Partia e kryesuar nga, Astrit Patozi, Bindja Demokratike pak orë më parë bëri publike listën me 25 kandidatët e saj për bashkitë që do të kandidojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ndërkohë së fundmi një tjetër kanidat është zyrtarizuar për Bindjen Demokratike. Bëhet fjalë për Robert Brahajn i cili do të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës.
Aktualisht Brahaj mban postin e këshilltarit në Bashkinë e Mallakstrës, i dalë nga partia PDIU.
Brahaj dokumentacionin e kandidaturës e ka dorëzuar ditën e djeshme rreth orës 12:00 në KZAZ-në e Mallakastrës. Kështu në bashkinë e Mallakastrës Bindja Demokratike ka kandidatë edhe për kryetarë edhe për këshilltarë.
Lajmi kryesor:
Përballjet më 30 qershor, kandidatët në 61 bashkitë nga PS, BD, ish-aleatët dhe të pavarurit /EMRAT












