Endri Tafani: Kanë që në 2014, që bëjnë çdo vit thirrje për mosbindje civile. Dhe gjithmonë kanë dështuar

Endri Tafani: Kanë që në 2014, që bëjnë çdo vit thirrje për mosbindje civile. Dhe gjithmonë kanë dështuar

Protestues, 7 tetor 2024

Vit për vit PD bën thirrje për mosbindje civile. Duke filluar që në janar 2014 kur Rama-Meta kishin vetëm pak muaj në pushtet, vit për vit, 10 vjet rresht. Nëse nuk e besoni shikoni fotot në postim.

Të gjitha rastet dështim i plotë.

Është mëse e qartë që nuk funksionon e nuk ka shance të arrihet gjë, e megjithatë në mënyrë monotone i paraqitet elektoratit po e njëjta formulë dështimi si zgjidhje finale.

Përmbledhur shkurt situata është: Dështuam 10 herë, por herën e 11 do t'ia arrijmë fitores, megjithëse nuk kemi bërë asgjë ndryshe nga 10 herët e tjera.

Nëse dikush do thoshte këtë gjë për çfarë do lloj situate në jetë, do ta quanit budalla me brirë ose mashtrues. Seriozisht.

Nuk ka pikë kuptimi që vit për vit të paraqitet në elektorat e njëjta formulë dështimi si zgjidhje, por kur kujtohesh që janë po të njëjtët njerëz humbës në gjithë këto vite qe paraqitet si shpëtimtare e kupton që bën sens gjithë situata.

Aq fine è aq bëjnë. Të njëjtët njerëz, të njëjtat ide, të njëjtat humbje.

Alternativa që të largohen e t'u hapin vendin të tjerëve nuk ekziston në mendjen e tyre, prandaj kjo monotoni loje duhet për të justifikuar rrogën e deputetit dhe postin në opozitë.

Në Shkodër i thonë "Mka çu nana me la gojën".

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë

Opozita me ‘skuadër guerrilse’ fëmijësh dhe të maskuar me kapuç, i hedh në aksion për të shkatërruar gjithçka në rrugë